Maqedoni

Rasti “Zhvatja”, “La Verita” publikoi biseda të reja

09.08.2019 16:47

Gazeta italiane “La Verita” vazhdoi me publikimin e audio “bombave” të reja për rastin “Zhvatja”...

Me titullin “Rasti tronditi qeverinë në Shkup” u publikua materiali i dytë 12 minutësh ku dëgjohen biseda mes zhvatësit, Bojan Jovanovski, dhe Orce Kamçevit për pagesën e bërë prej 1 milionë euro.
 
Në këto audio-incizim dëgjohet momenti kur Jovanovski ia shpall dyshimet e tij Kamçevit për kartëmonedhat e numëruara në vlerë prej 50 eurove dhe jo më shumë, ndërsa Kamçevi bind atë se nuk ka mundur të gjejë bankënota me vlera më të mëdha.
 
Moment tjetër shokues në këtë video është kur tashmë i arrestuari  Boki gjatë bisedës me të dyshuarin kryesor në rastin “Perandoria”, Orce  Kamçev, për të caktuar takimin e radhës për të “shpëtuar nga grilat e burgut” dëgjohet një zë gruaje e cila supozohet të jetë i kryprokurores speciale, Katica Janeva, që i thotë Kamçevit “Mos u brengos, çdo gjë do të jetë në rregull”, ndërsa po ashtu në këtë video përmendet edhe prokurorja speciale, Lile Stefanova. 
 
BJ –Përshëndetje!
JK- Tung!
BJ – Hej, çfarë po bën?
JK – Asgjë, në shtëpi.
BJ -Mirë. Ke të fala nga gruaja (Katica Janeva).
JK – Faleminderit, përshëndete edhe ti atë.
BJ – Jam duke mbaruar, kështu që a mund të vij?
BJ – Kur mundesh të vish? Te vendi im kam. . . Për gjysmë ore?
 KJ – ( Flet nga telefoni i BJ) mos u brengos, gjithçka do të jetë në rregull.
JK – Në rregull, nuk ka problem.
BJ – Kur mund të vij?
JK – A mundesh në orën 5?
BJ – Mundem. 
JK – Në rregull, tung.
 
Gazetari italian ka paralajmëruar edhe publikimin e video incizimeve të reja. Ai thotë se qëllimet i ka të sinqerta, me qëllim që të nxisë luftë kundër korrupsionit dhe luftë për një gjyqësor të pavarur.
 
Ai gjithashtu kritikon qëndrimin e BE-së ndaj Maqedonisë dhe thotë se tashmë është koha që vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
 
REXHEP QAMILI