Maqedoni

Ministria e Bujqësisë subvencionon blegtorët, nënshkruhen 7 kontrata

09.08.2019 17:08

Blegtorët tash e tutje do të jenë në gjendje të blejnë bagëtitë e nevojshme dhe kështu të kërkojnë edhe subvencione nga Qeveria...

Blegtorët kanë nënshkruar shtatë nga gjithsej shtatëdhjetë kontrata me vlerë prej 151 milion denarë, mjete të siguruara nga Programi i Zhvillimit Rural.
 
“Mbështetja totale financiare vetëm për shtatë kontrata të sotme arrin rreth 22 milion denarë, para që fermerët do t’i shfrytëzojnë për blerjen e racave të ndryshme të dhive, deleve dhe lopëve. Për të rritur kopetë dhe restaurimin e tyre këtë vit, ne kemi rritur mbështetjen edhe për masën e mbarështimit të bagëtive”,- tha drejtori i Agjencisë së Pagesave, Nikollçe Babovski.
 
Kontratat e tjera do të nënshkruhen në ditët e ardhshme. Ministria e Bujqësisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të vazhdojë të zhvillojë masa dhe politika të reja, përmirësimin e cilësisë së qumështit të papërpunuar dhe përshtatjen e pjesëmarrësve në realitetin e tregut.
 
SEDAT SELIMI