Maqedoni

Tregtia me peshkun, dokumenti monitorues i nevojshëm për import

09.08.2019 17:40

Ndalesë për import të peshkut të freskët, vezëve dhe peshqve të vegjël, në Maqedoninë e Veriut...

Ndalesë për import të peshkut të freskët, vezëve dhe peshqve të vegjël, në Maqedoninë e Veriut, vlen për çdo shtet që nuk posedon dokument që prodhimet janë të shëndetshme dhe me cilësi, pohon ministri i bujqësisë i Maqedonisë pas deklaratës së një dite më parë  nga pala  kosovare  për vendosjen e  barrierave  doganore nëse këto produkte nuk lejohen që të futen në tregun e Maqedonisë së Veriut.
 
Kosova mund të distribuojë peshk të freskët vetëm për marketet, por tregu për materialet nga peshku do të hapet vetëm pas vërtetimit për posedim të dokumentit monitorues.
 
“Kur themi ndalesë, nuk themi vetëm për Kosovën, por për të gjitha vendet të cilat nuk kanë bërë monitoring dhe nuk japin garanci se materialet që vijnë janë në gjendje shëndetësore të rregullt. Ka relacion mes Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë  me  institucionet  e  Kosovës, derisa bëhet monitorimi për atë që prodhohet, nuk ekziston asnjë problem për hapjen e tregut”,- tha ministri i bujqësisë.
 
Kërcënimet nga ana e Kosovës për të ndërmarrë masa reciproke për produktet që eksportohen nga RMV në Kosovë i bëri të ditur ministri në largim për industri dhe tregti, Endrit Shala.
 
Kjo thyerje e obligimeve që dalin nga Cefta nga ana e Maqedonisë së Veriut paraqet brengë për qeverinë time dhe bëj thirrje që sa më shpejt të gjendet zgjidhje… qëndron në letrën drejtuar ministrit Bekteshi.
 
Ministri Bekteshi bind që edhe sipas marrëveshjes së Cefta-s, nuk tolerohet importimi  produkteve të tilla.
 
Sipas të dhënave lidhur me këtë çështje pritet takim mes ministrave të ekonomisë të Maqedonisë dhe Kosovës, Kreshnik Bekteshi dhe Endrit Shala. 
 
GAZMEND REXHEPI