Kulturë

Filmi "Kthimi" shfaqet në Llojan

09.08.2019 18:39

Pas premierës dhe prezantimit në disa festivaleve ndërkombëtare të filmit, filmi “Kthimi" i regjisorit, Kastriot Abdyli...

Pas premierës dhe prezantimit në disa festivaleve ndërkombëtare të filmit, filmi “Kthimi" i regjisorit, Kastriot Abdyli, nën qiell të hapur u shfaq edhe në fshatin Llojan, vendlindjen e vet regjisorit. 
 
Filmi zgjoi interes të madh tek llojanasit dhe jo vetëm ata.
 
“Ky film i dedikohet kurbetit, 70% e bashkëvendësve të mi janë në kurbet, duke i dëshiruar mirëseardhje e njëherit edhe rrugë të mbarë, për hir të tyre deshëm ta prezantojmë këtë film së bashku me shoqatat e diasporës së fshatit me seli në Zvicër dhe me atë të Llojanit”-, u shpreh regjisori, Kastriot Abdyli.
 
“Me këtë lloj organizimi arritën që filmin “Kthimi” ta shohim në Llojan, dhashtë Zoti që ky të jetë një mesazh për mërgimtarët që të jenë sa më të afërt me vendlindjen”,- mërgimtari, Ibrahim Sulejmani.
 
“Ky organizim dhe aktivitet kulturor është shumë i rëndësishëm, i cili ndikon pozitivisht tek popullata. e sidomos tek rinia. si vendase ashtu edhe ajo e mërgatës. pasi siç shihet i afron ata mes veti”,- tha Shkëlqim Musliu nga Shoqata “Llojani”.
 
Filmi "Kthimi" i Kastriot Abdylit u shfaq për nder të bashkëatdhetarëve tanë, të cilët pushimet po i kalojnë në vendlindje, kurse në organizim të Shoqatës "Llojani".
 
FATLUM AQIFI