Hjuston, një sulmues i panjohur ka vrarë dy persona
Një burrë i paidentifikuar ka vrarë dy persona në autostradën e shtetit amerikan Hjuston, ndërsa për momentin po kërkohet nga policia...

Pjesëtarët e policisë fillimisht i janë përgjigjur thirrjes për aksident rrugor, pas çfarë në vendin e ngjarjes është konfrmuar se ka ardhur deri në të shtëna me armë zjarri, me ç’rast janë vrarë dy persona, transmeton CNN.
Gjithashtu, është konfirmuar se në automjetin e sulmuesit janë gjetur narkotikë. Sulmuesi, i cili gjoja ka qenë i zemëruar nga aksidenti rrugor, ka gjuajtur në një automjet tjetër.
“Pas përplasjes, nga një automjet kanë dalë dy persona. Njëri prej tyre ka pasur armë dhe ka filluar të gjuajë në drejtim të automjetit tjetër”, bëri të ditur policia, duke shtuar se kryerësi ende është në arrati.
