Rasti “Zhvatja”, Zaev: Emri im keqpërdoret për të përforcuar ndikimin

10.08.2019 15:25

Derisa opinioni është në pritje të zbardhjes së rastit Zhvatja....

Derisa opinioni është në pritje të zbardhjes së rastit Zhvatja,  gazeta italiane "La Verita" vazhdon të trondisë opinionin  me publikime të materialeve të reja përgjuese për rastin. 

Pas  publikimit të bisedës së trete, mes zhatësit Bojan Jovanovski Boki, dhe biznesmenit Jordan Kamçev, të cilët përmendin edhe emerin e kryeministrirt Zaev, ky i fundit i përgënjeshtroi  dhe i mohoi si të pavërteta të gjitha lidhjet dhe bashkëpunimin mes atij dhe Boki 13, i dyshuar i pare në rastin Zhvatja, që i publikoi  “La verita” Italiane.

Sipas kryeministrit, Borjan Jovanovski nuk ka pasur asnjë takim  dhe komunikim më të  për të dyshuarin e rastit Perandoria Orce Kamçev, i cili eshte dëshmitarë për rastin Zhvatja.

Bojan Jovanovski me keqpërdor emrin për të përforcuar  ndikimin e tij, ka thënë në reagimin kryeministri, Zoran Zaev.   

“Në bisedat më të reja të publikuara,  disa nga të dyshuarit  e përmendin  dhe e keqpërdorin emrin tim.  Më pas trillohen gënjeshtra me qëllim  që njëri nga bashkëbiseduesit të përforcojë  pozitën e tij të ndikimit  si dhe autoritetin, para bashkëbiseduesit tjetër. Në mënyrë kategorike, si dhe me përgjegjësinë më të madhe I mohoj si të pavërteta dhe distancohem  nga çfarëdo lidhje eventuale të komunikimit  me të dyshuarin  Bojan Jovanovski për rastin “Zhvatja”, si dhe për çdo lëndë tjetër që është pjesë e hetimit  për këtë rast” – thotë Kryeministri, Zoran Zaev. 

Kryeministri thotë se me të dyshuarin Bojan Jovanovskin ka biseduar për  aktivitete humanitare  të Lidhjes së tj Ndërkombëtare,  dhe më pas  shton se  as ai personalisht por as qeveria nuk kanë pasur  kurfarë bashkëpunimi  madje as formal  dhe jo formal me personin në fjalë.  Kryemiistri u bëri thirje të gjitha organeve të drejtësisë që rasti të hetohet në mënyrë të drejtë  dhe të tërësishme.   

“U bëj thirrje organeve të drejtësisë për hetim të detajuar, që duhet të përfundojë sa më shpejt dhe ti tregojë të gjitha detajet. Rezultatet nga hetimi  duhet të sjellin marrje të përgjegjësive, conform parimit të së drejtës dhe ligjeve. Përgjegjësi duhet të ketë edhe për shpikësit dhe trilluesit  si dhe për ata të cilët pëpiqen  që përmes viktimizimit të shpëtojnë” – thotë Zaev.

Kreu i ekzekutivit shprehet i bindur se të gjitha forcat destruktive të cilat i’a mendojnë te keqen vendit nuk do të korrin sukses, dhe se plani i tyre nuk do të mbijetojë.

Maqedonia së shpejti do të bëhet anëtare e NATO-s, dhe do të merr datë për fillimin e bisedimeve me BE-në, ka shkruar Zaev në profilin e tij në Facebook. (Merita Gashi, TVM2)