Mickovski: “Zhvatja”, vetëm një gurë nga sistemi i krimit
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski rastin “Zhvatja”...

Partia e e Hristijan Mickovskit rastin Zhvatja dhe ciklin e ri të materialeve të publikuara në opinion i cilëson si një oktapod të kriminalizuar i servuar në pjatë, i ndarë në copë të vogla deri në detajin më të fundit.
Vete kreu i kësaj partie thotë se Kiki dhe Friki janë të mbrojtur nga pushteti, por kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nëse duhet do të flijojë dikë vetëm për të shpëtuar ai vetë.
“E vërteta është se qeveria nën maskën e luftës kundër krimit ka krijuar dhe po mbron krimin. Tolerimi i tillë i krimit po shndërrohet në ofendim për qytetarët. Thënë thjeshtë, kjo do të thotë, Katica, e cila është e përkëdhelura e Zaevit, duhet të presim të këthehet nga ‘pushimi’, të cilin rastësisht po e kalon te fqiu jugorë, me shpresë se ndoshta do të qetësohet dhe do të jep deklaratë për pjesëmarrjen e sajë në zhvatjen milionëshe”, ka shkruar Mickoski.
Nga partia e Mickovskit thonë se se ky nuk është rast i izoluar dhe se rasti “Zhvatja” është vetëm një gurë nga sistemi i krimit dhe korrupsionit që sundon në Maqedoni.
JANUSHEV: TË ARRESTOHEN TË GJITHË TË INVOLVUARIT
Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev thotë se mafia e mori vendin e saj, falë qeverisjes se Zoran Zaevit.
Janushev shton se askush më nuk ju beson alibi komunikatave, e as arsyetimeve të dala nga prokuroria e Përgjithshme, aq më pak nga kryeministri Zaev, i cili sipas VMRO-së ka bërë tregti me shtetin e së drejtës.
“Nëse gjithë këtë e ka ditur prokuroria dhe Ruskovska dhe nëse gjithë kjo është pjesë e materialit të cilin e posedon prokuroria si dëshmi, atëherë përse e kanë manipuluar opinionin se kinse Zoran Zaevi është i pari i cili e ka paraqitur rastin. Ky material tregon se edhe nëse Zaev e ka paraqitur rastin, atë e ka bërë vetëm për të shpëtuar, sepse e ka ditur që ka dëshmi për involvimin e tij në gjithë operacionin e Boki 13, dhe Katica Janevës , ku sigurisht që me lejen e tij është realizuar” – tha sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev.
VMRO kërkon dorëheqje nga të involvuarit në këtë rast, si dhe zgjedhje të mnjëhershme parlamentare, si rrugdalja e vetme nga situate e krijuar. (Merita Gashi, TVM2)
