Rasti “Zhvatja”, “La Verita” publikon audio materiale të reja, zhvatësi liciton me emrin e kryeministrit, Zaev

10.08.2019 16:01

Nuk ka të ndalur publikimi i bomave të reja nga Italia për rastin “Zhvatja"...

Nuk ka të ndalur publikimi i bomave të reja nga Italia për rastin “Zhvatja”. Gazeta “La Verita” publikoi bisedë të re  në kohëzgjatje prej  6 minutave  ku protagonistë kryesorë  janë sërish i dyshuari kryesor në rastin Zhvatja, Bojan Jovanovski i njohur si “Boki 13”, afaristi Jordan Kamçev dhe siç përmend  gazetari i kësaj gazete, kryeprokuroja Katica Janeva.

Në këtë audiopërgjim ata të tre dëgjohen  se janë në komunikim të vazhdueshëm për rastin e PSP-së “Perandoria”, se janë në dijeni se si do të vijojë e gjithë procedura për rastin në të cilën biznesmeni Kamçev është i dyshuari kryesor.

Në përgjim dëgjohet se si Janeva i thotë Kamçevit, se prokurorja Lile Stefanova që udhëheq rastin, është nën kontrollin e saj të herë pasherëshëm.

Gazetari Italian shkon edhe një hapë më tej dhe në përgjimin e publikuar përmend se “Boki 13” e njeh shumë mirë  edhe kryeministrin Zaev dhe se ai për rastin “Zhvatja”, gjoa është në kordinim me të .

DISA NGA BISEDAT:

BJ: Nesër do të takohem me të.

JK: Me Dejanin?

BJ: Jo

JK: Me Zharen?

JK: Me Zokin?

BJ: Me Zokin.

BJ: Me Zaevin.

JK: Në rregull, mendoj se ai nuk do të bëjë…..të pakten unë kështu mendoj, por për këtë gjë ti duhet të jesh i sigurtë.

BJ: E di unë shumë mirë se çfarë flet ai, e di se çfarë kam folur unë me atë për ty.

Pas publikimit të ciklit më të ri të audiopërgjimit , ka reaguar  kryeprokurorja Speciale në largim Katica Janeva, e  cila ka përgënjeshtruar video-përgjimin si të pavërtetë. Ajo arsyetohet se

biseda e saj me të biznesmenin Kamçev, si i dyshuar në rastin “Perandoria”,  ka qenë kryekput për ta bindur  atë që të jetë dëshmitarë  në një procedure tjetër parahetimore, dhe asesi për ndonjë veprim të paligjshëm, ka thënë Janeva.

“Disa herë kam biseduar me persona të ndryshëm në tentim që të vendosim  pozita më të mira për lëndët penale, kështu shpesh këtë e bënim nëpërmjet ndërmjetësuesve që ata i caktonin. Në rastin konkret gjatë asaj periudhe zhvilloja negociata me personin O.K që të bëhet bashkëpunëtor, dëshmitar, në një procedurë të re parahetimore që e zhvillonim në prokurori, së bashku me një prej prokurorëve të mi ndihmës”, reagon Janeva duke bërë thirrje që hetuesia  sa ma shpejtë  të grumbullojë provat e nevojshme për zbardhjen e shpejtë të rastit” – thotë Kryeprokurorja Speciale në largim,

Prokuroria Themelore Publike për TVM2 konfirmon se tash më i ka dorëzuar ftesë prokurores special Lile Stefanova, për bisedë informative dhe për dëshmi lidhur me ndodhitë e fundit me audiomaterialet e publikuara.

Nga Prokuroria njoftojnë se biseda me prokuroren Stefanova do të realizohet të marten. Ndryshe prej fillim të hapjes së lëndës “Perandoria”Stefanova ka qenë kundër që  biznesmenit Kamçev ti masa e parabugrimit ti zëvendesohet me masën e arrestit shtëpiak,  si dhe kundër kthimit të pasaportës. (Rexhep Qamili, TVM2)