Organizatat dhe aktivistët humanitarë fillojnë realizimin e projekteve për Kurban Bajram
Festa e Kurban Bajramit i ka gjetur të mobilizuar aktivistëtë humanitarë dhe organizatat humanitare....

Festa e Kurban Bajramit i ka gjetur të mobilizuar aktivistëtë humanitarë dhe organizatat humanitare, të cilat edhe këtë vit me aktivitete e tyre, angazhohen që jetimëve, të sëmurëve dhe të gjithë familjeve me status të rrezikur social, tua mbushin sofat e Bajramit.
Pako ushqimore, mjetet financiare, veshje për fëmijët, shpërndarja e mishit të kurbanit janë disa nga projekte që do të gezojnë familjet e varfëra në këtë festë.
OH “Kalliri i Mirësisë”, e cila aktivitetin e saj e shtrinë në të gjithë territorin Maqedonisë së Veriut, shpalos projektet e saj.
“Para katër ditëvë kemi patur rastin të shpërndajmë 200 pako me artikun ushqimorë në Shkup, për familjet skamnore, të njejtë gjë dega jonë e ka bërë edhe në Kërcovë ku shpërndau 200 pako ushqimore dhe mjete higjenike. Kalliri I mirësis ne bashkëpunim me Ëaj kikin kemi shpërndarë 300 kupona për veshmbathe për jetimët. Kanë filluar përgatitjet për realizimin e projektit të Kurban Bajramit” – tha Kryetari i OH “Kalliri i Mirësisë”, Rifat Sherifi.
Nuk kanë munguar as aktivistët humanitarë, të cilët me ndihmën e donatorëve nga diaspora do të dhurojnë mjete financiare dhe pako ushqimore për 100 familje skamnore. Organizatorja e këtij aktiviteti Gjyla Çeliku, faliminderon humanistët nga Diasporën të cilët gjithmon ju dalin në ndihmë, nevojtarve nw vendlindje.
“Marrë një telefonatë nga Sulejman Ademi i cili është një humanist i madh nga Kërçova, i cili më kërkoi ta mbështës që të shperdajmë pako ushqimore për familjet skamnore” – deklaroi aktivistja humanitare, Gjyla Çeliku.
Aktivisti humanitar Sulejman Ademi, nga Kerçova i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka vendosur që të gëzojnë për festën e Bajramit familjen e Isni Mehmedit nga fshati Studeniçan, duke i ndihmuar që ta përfundojnë shtëpinë e lënë në gjysmë.
Kjo familje para disa muajve ka kërkuar ndihmë në TVM2 për ta finalizuar projektin e lënë në gjysmë dhe fal donatorëve, këtë Bajram ata do të gëzohen me shtëpinë e re. (Farije Dauti - Bakiu, TVM2)
