VMRO-LSDM, përplasen për shëndetësinë

10.08.2019 16:39

Partia opozitare VMRO-DPMNE, akuzon partinë në pushtet LSDM-në...

Partia opozitare VMRO-DPMNE, akuzon partinë në pushtet LSDM-në, për siç thonë shkatërrim të shëndetësisë se po e shkatërojnë shëndetsinë. 

Nga VMRO-  thonë se është shumë vështirë të numërohen gjërat të cilat janë bërë këto vite. Treshja e Zaevit, Filipçes dhe Donçevit do t’i lënë qytetarët të trajtohen në spitalet e rrënuara, thonë nga VMRO- DPMNE.

“Ata ndërprenë një projekt të gatshëm për Qendrën Klinike “Nëna Terezë” me fonde nga Banka Evropiane e Zhvillimit, lanë pacientët në ndërtesa të rrënuara të shërohen për 10 vitet e ardhshme, theu konceptin e partneriteteve publike-private në kirurgjinë kardiake të fëmijëve, kryen dhe paguan studime të padobishme të fizibilitetit pa anjëfar konkluzioni të veçant. Kanë kaluar dhjetë ditë që kur Zaev dhe Filipce njoftuan se planifikojnë të fillojnë ndërtimin e Qendrës së re Klinike deri në fund të këtij viti. Në pamje nuk është vetëm një skandal, por grabitja më e madhe që nga koha e Maqedonisë së pavarur, së bashku me ato që dëgjojmë sot” – tha Igor Nikolov nga VMRO DPMNE.