Aksidenti Kumanovë-Kriva Pallankë, 1 viktimë, 5 persona të lënduar më lehtë

10.08.2019 17:33

Një aksident komunikacioni ka ndodhur pasditën e sotme në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë....

Një aksident komunikacioni ka ndodhur pasditën e sotme  në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, në fshatin Obllavcë, mes disa automjeteve dhe një cisterne.

Sipas informacioneve të para nga MPB, thuhet se në aksident një person ka nërruar jetë nërsa 5 persona të tjerë janë transferuar në spialin e Kumanoves. 

Mjekët   thonë se personat e aksidentuar janë me lëndime më të lehta trupore dhe do të marrin trajtimin e duhur mjekësor.

Në vendngjarje janë dërguar disa autoambulanca, një automjet zjarrfikës dhe automjete të shërbimit për bartjen e veturave.