Rasti “Zhvatja”, LSDM: Të zbardhen porositësit dhe ekzekutuesit e vërtetë
LSDM ne pushtet vlerson se publikimi i videove për rastin "Zhvatja"....

LSDM ne pushtet vlerson se publikimi i videove për rastin "Zhvatja" është mundësi e mirë që institucionet hetuese të përshpejtojnë procedurën e zbardhjes së këtij rasti por asesi nuk dyshojnë në përfshirjen e liderit të tyre dhe njëherit kryeministrit, Zoran Zaev.
Zëdhënësi i partisë Konstadin Konstadinov vlerson se tani është momenti kyç për të fituar luftën kundër krimit dhe korrupcionit që ka mbetur e instaluar nga qeverisja e kaluar.
“Në videon e fundit të publikuar nga mediat italiane në asnjë moment nuk vërtetohet përfshirshja e kryeministrit Zaev në rastin zhvatja por tregohet e kundërta. Nga audio përgjimet është më se e qartë se kryeministri Zaev as direkt por as në mënyr indirekte nuk është i përfshirë në këtë rast, por qartë shihet se qëllimi i këtyre videove është diskreditimi i kryministrit. Tani me patjetër është që institucionet të përshpejtojnë hetimet për rastin në fjalë, të zbulohen porositësit, realizuesit dhe ndihmuesit e këtij rasti” – deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
