Botë

BE vazhdon bisedimet për zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë

11.09.2014 15:09

Përfaqësues të Bashkimit Evropian, vazhdojnë sot bisedimet për zbatimin ose jo të sanksioneve të reja kundër Rusisë...

Përfaqësues të Bashkimit Evropian, vazhdojnë sot bisedimet për zbatimin ose jo të sanksioneve të reja kundër Rusisë, për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë.

Një ditë më herët, ata nuk kanë arritur marrëveshje për këtë çështje. 

Liderët e BE-së janë pajtuar për sanksione të reja më 5 shtator, në margjina të Samitit të NATO-s në Uells.

Diplomatët thonë se Gjermania ka kërkuar zbatimin e tyre, por disa vende të tjera të BE-së kanë insistuar në frenimin e masave, për shkak të armëpushimit aktual në Ukrainë.

Diplomatët e BE-së kanë thënë se vendet me lidhje më të afërta me Rusinë, si Italia, Austria dhe Finlanda kanë hezituar për zbatimin e sanksioneve të reja.