Muhameti: Zgjedhjet nuk duhet të shihen si zgjidhje

10.08.2019 18:24

Opsioni për zgjedhje të parakohshme parlamentare....

Opsioni për zgjedhje të  parakohshme parlamentare që po sforcohet nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE nuk do të ishte zgjidhje, thonë për TVM2 opinionistët dhe njohësit e mire të rrethanave politike në vend. 

Nijazi Muhameti, gazetar dhe opinionist, thotë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje për situatën e krijuar,  zgjedhjet nuk  do ti kishte dëshiruar asnjëra palë, por mbajtja e zgjedhjeve në këtë moment është e padëshiruar  sidomos nga  partitë në pushtet, për shkak të  situates së krijuar pas skandalit me rastet e fundit korruptive.

“Zgjedhjet nuk do të ishin zgjidhje për këtë situatë, ku ka rënë në kolaps shteti juridik. Partia në pushtet ndoshta do ti kishte menduar si shpëtim zgjedhjet, por zgjedhjet do ti preferonin partitë opozitare maqedonase sepse sipas tyre gjasat për ti fituar ato janë tani, dhe do ta mbyllnin kapitullin e rënimit të shtetit juridik” – tha analistik politik, Nijazi Muhameti.

MUHAMETI: SHTETI JURIDIK  DUHET TË FUNKSIONOJË

Në rast të krijimit të një qeverie ekspertësh, asnjëra nga partitë politike nuk do të kishte të drejën eksklizive e vendosjes, dhe kjo do të ishte ndihmesë që gjërat të vendosen në binarë.

“Krijimi i 6 muajve apo më tepër e një Qeverie të ekspertëve, do të ishte në të mirën e të dyja partive politike qoft në pozitë apo opozitë, por ato do ta rotullojnë këtë çështje që të ketë zgjedhje. Por është edhe një fakt, se tek pjesa maqedonase, partitë politike kanë rënë  në një kolaps total, se vazhdimishtë 27 vite janë ndëruar dy partitë më të mëdha, por edhe kanë bashkëpunuar. Mbas kësaj situate më nuk mund tu jepet shtytje opsioneve për zgjedhje, qoftë nga njëra palë apo pala tjetër“ – deklaroi Muhameti.

Kur jemi tek subjektet politikeVMRO-DPMNE po kërkon më çdo kusht zgjedhje të Parakohshme parlamentare, dhe se të njëjtat do të duhet të mbahen në muajin prill, ndërsa tani të krijohet qeveria teknike.  Dy partitë qeveritare ajo e LSDM-së dhe BDI-së janë të mendimit se zgjedhjet do ti ngadalësonin proceset e zhvillimit ekonomik, dhe ato të integrimeve. (Fitim Kryeziu, TVM2)