Moska në prag të protestave të reja

10.08.2019 19:10

Mbështetësit e opozitës në Rusi pritet të mblidhen në Moskë....

Mbështetësit e opozitës në Rusi pritet të mblidhen në Moskë në protestën e katërt gjithëpopullore pas presionit të vazhdueshëm për të lejuar kandidatët e pavarur të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

Forcat e sigurisë janë përplasur me protestuesit dhe kanë ndaluar më shumë se 2,300 persona gjatë protestave të mëparshme më 27 korrik dhe 3 gusht. Pamjet e tilla kanë ngjallur reagime nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut në qeveritë perëndimore.

Njëmbëdhjetë rusë po përballen me akuza kriminale që mund të rezultojë me dënime shumë të gjata me burg. Ministria e Jashtme ruse ka akuzuar mediat ndërkombëtare në Rusi për përkrahje ndaj protestave.

Protestat kanë marrë hov pas ndalesës së kandidatëve të pavarur të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në shtator.