Sociale, familja Ferati përballë skamjes dhe sëmundjes
Pas humbjes së bashkëshortit 7 vite me parë....

Pas humbjes së bashkëshortit 7 vite me parë, jeta e familjes Ferati sa vjen e rëndohet. Fetije Ferati nënë e tre fëmijve, dy prej të cilëve ne gjendje të vështirë shëndetësore, e ka të veshtire te përballoj jetën edhe me skajmjen qe i ka trokitur në derën e shtëpis.
“S’kemi nga t’ia mbajmë”. Sytë i mbushën me lot, por lotët për të nuk ndryshojnë gjë.
Ndodhemi në një lagje të Shkupit , gjegjësishte në lagjën “Teneqe mëhallë” ashtu siç quhet kjo lagje, kemi ardhur për te vizituar një familje e cila jeton në gjendje të rendë ekonomike, pra ne pragë te festës së Kurban Bajramit, sigurisht që kjo familje ka nevojë te ndihmohet.
“Vajzën e kam të sëmurë, e kam te paralizuar, këmbën, dorën, edhe tjetrën e ka të sëmure, është 32 vjeçare, kërkon hyzmet, për të ngrënë për të pirë, do të vishet, po çka te bëjmë kështu më jemi mësuar. Prej kur ndrroj jetë kryefamiljari, qe 7 vite jetojmë kështu, vetëm unë e di si kam duruar, por shpresoj, ishalla ka mysliman akoma e na ndihmojnë, me mundësin e vet nuk eshte keq, nevoja me e madhe per mua ështe shtëpia, pastaj vjen qeraja, nuk di ku të shkoj edhe dimri po afron, nuk di ç’të them” – thotë familjarja, Fetije Ferati.
Fetija shprehet se deri me sot gjithçka ka bere me duart e saja, por sot eshte pafuqishme per t’ia dalë mbanë. Mungesa e shtepisë e ka renduar shumë jeten e kësaj familjeje.
“Po vëtem edhe për një muaj e kemi të paguar, këtu nuk kemi ku me ardhë, është e gjitha me myk, shiu futet brenda, kush mundet me na ndihmu, Zoti e ndihmovtë per festën e Kurban Bajramit, por çka të bëjmë, nëse ka dikush mundësi të na ndihmojë vetëm qeranë me e pagu, edhe këtë shtëpi pak me e drejtu, për drekën nuk jemi përgaditur, por femijet i kam te mëdhej dhe nuk e kam shume hall, por me shume e kam për qeranë, çka të bëjmë Zoti si na ka shkruar ashtu do të jetojmë” – thotë Fetije Ferati.
T’ua kthejmë gëzimin, atë që kësaj familjeje i ka munguar me vite. Tu trokasim në derë dhe tu themi se nuk janë vetëm por ne jemi këtu për ti ndihmuar, le tu telefonojmë dhe ti ngushëllojmë, sepse është koha kur ata kanë më shumë nevojë se kurrë. (Hamide Ibrahimi, TVM2)
