Gjithë bota islame kremton festën e Kurban Bajramit
Besimtarët e konfesionit islam në mbarë botën...

Besimtarët e konfesionit islam në mbarë botën sot festojnë festën e Bajramin e Kurbanit, festa e dytë më e madhe myslimane menjëherë pas Fitër Bajramit.
Mijëra besimtarë kudo që jetojnë mbushën xhamitë për të falur namazin e Kurban Bajramit.
Në vendin tone me namazin e mëngjesit, e pastaj edhe me namazin e Bajramit fillon festimi treditor, në të cilin respektin ndaj Zotit , besimtarët myslimanë e shprehin me therje të kurbanit. Në Shkup manifestimi qendror i faljes së namazit të Bajramit të Kurbanit u mbajt në xhaminë Mustafa Pasha.
Me këtë festë kurorëzohet Haxhi, që është kushti i pestë i islamit, i cili është dëshmi për solidaritet dhe mirëqenie.
Kur’ani, Haxhi dhe Kurbani janë përmbajtjet themelore të Kurban Bajramit, të cilët paraqesin tri ideale të larta Islame. Kur’ani paraqet arsimimin dhe devotshmërinë, Haxhi solidaritetin reciprok dhe Kurbani – sakrificën për të tjerët.Para faljes së namazit, Bashkësia Fetare Islame tradicionalisht kishte përgatitur program me këndim të Kur’anit dhe të ilahijeve.
Nga Xhamia e Mustafa Pashes, permes namazit te Bajramit, u dhanë porosi për paqe dhe tolerancë ndërsa për haxhinjtë që ndodhen në vendet e Shenjta, u urua që të kthehet shëndoshë dhe me haxh të pranuar.
Bashkësia fetare islame dje permes nje video mesazhi uroi te gjithe beimtaret konfesionit islam festen e Bajramit të kurbanit.
Përmes mesazhit u dha porosi edhe deri te politikanët që seriozisht të mendojnë dhe të merren me problemet që çdo ditë përballen qytetarët në këtë vend, siç janë varfëria, gjendja ekonomike, krimi dhe korrupsioni.
