Botë

Gjykata afrikane pritet të sjellë vendimin final për atletin Pistorus

11.09.2014 15:11

Gjykata në Pretoria të Afrikës së Jugut, pritet të sjellë sot vendimin për atletin Oscar Pistorus, i cili është gjykuar për vrasje...

Vrapuesi me të dyja këmbët e amputuar përballet me 25 vjet burgim nëse shpallet fajtor për vrasje me paramendim.

Ai mohon se ka vrarë qëllimisht të dashurën e tij, Reeva Steenkamp, në shkurt të vitit të kaluar, duke thënë se e ka ngatërruar me një hajdut.

Gjykimi i Pistoriusit ka nisur më 3 mars të këtij viti. Pjesa më e madhe është transmetuar në televizion dhe ka tërhequr vëmendjen globale.