Bajrami i Kurbanit, atmosferë festive në të gjitha familjet myslimane

11.08.2019 14:54

Besimtaret mysliman festojnë Kurban Bajramin....

Besimtaret mysliman festojnë Kurban Bajramin, festa e dytë më e madhe myslimane menjëherë pas Fitër Bajramit.

Besimtarët qysh në orët e hershme të mëgjesit  u mblodhën në xhamitë e vendit, për faljen e namazit të mëngjesit dhe pastaj dhe namazin e Bajramit të Kurbanit.  Manifestimi qendror u mbajt në Xhamine e Mustafa Pashës në Shkup me mesazhe paqeje dhe tolerance.

“Kurban Bajrami është edhe festë e dashurisë dhe mirkuptimit mes besimtarëve. Është rast që të bëhemi të gjithë një. E gëzofshi këtë Bajram dhe shumë Bajrame tjera, me familjet e juaja, me më të dashuirt, miq e shokë, me fqinjë, mëshira e Allahut xh.h qoftë me gjithë ju  dhe mbi të gjithë ne dhe na përcjelltë në rrugën dhe përpjekjet tona për të ecur shtigjeve të besimnit e dashurisë, mirkuptimit e tolerancës që do përfshijë edhe të gjithë bashkqytetarët tanë të përkatësive të tjera fetare e kombëtare” – tha Ajden Jahja.

Sipas Islamit, kurbani është adhurim i cili në mënyrë direkte   lidh besimtarin me zotin e lartmadhërishëm.

Me therjen e kurbanit, besimtarët shprehin falenderimin e zotit për pasurinë e falur me të cilën arrihet për tu therrur një kurban.

Kur’ani, Haxhi dhe Kurbani janë përmbajtjet themelore të Kurban Bajramit, të cilët paraqesin tri ideale të larta Islame. Kur’ani paraqet arsimimin dhe devotshmërinë, Haxhi solidaritetin reciprok dhe Kurbani – sakrificën për të tjerët.Para faljes së namazit, tradicionalisht pati program me këndim të Kur’anit dhe të ilahijeve.

Nga Xhamia e “Mustafa Pashes”, permes namazit te Bajramit, u dhanë porosi  për paqe dhe tolerancë ndërsa për haxhinjtë që ndodhen në vendet e Shenjta, u urua që  të kthehet shëndoshë dhe me haxh të pranuar. Pas faljes vijuan urimet familjare dhe vizitat tek familjarët dhe miqtë për të  ndarë mesazhin e dashurisë dhe respektit që duhet të përcjellë kjo ditë feste.

Mesazhe urimi, ndanë edhe krerët e lartë shtetërore, si dhe liderët e partive politike të  Maqedonisë së Veriut ku uruan besimtarët muslimanë me rastin e festes se Kurban Bajramit. (Fjolla Telai, TVM2)