Bajrami i Kurbanit, Shqipëria dhe Kosova thirrje për paqë dhe tolerancë
Festa e Kurban Bajramit u festua edhe në Kosovë dhe Shqipëri....

Festa e Kurban Bajramit u festua edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Në të gjitha xhamitë e Kosovës, nga të gjithë besimtarët mysliman, kremtohet Kurban Bajrami, që nisi me faljen e mëngjesit.
Manifestimi qendror kushtuar festës së Kurban Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ndërsa nisi me faljen e namazit të mëngjesit.
Bashkesia islame e Kosovës ftoi besimtarët që pasuria të shpërndahet me nevojtarin, pasi solidariteti dhe ndihma është urdhër kur’anor dhe amanet i profetit Muhamed.
U dhanë gjithashtu edhe mesazhe për solidaritet dhe humanitet më të madh mes njerëzve. Të mbisundojë toleranca, ndërsa të luftohen urrejtjet dhe xhelozitë. Po ashtu, një porosi e rëndësishme që u përcoll ishte edhe ajo për respektimin e femrës.
“Në këtë ditë feste e gëzimi ftoj të gjithë njerëzit vullnet mirë që të jenë më human e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri – tjetrin, skamnorët, jetimët, të ngratët, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Njerëzimi duhet të kultivojë vlera për një jetë më të mirë, për një shoqëri të shëndosh, për një unitet dhe vëllazëri të mirëfilltë” – tha zv.Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhiti.
Festime dhe falje të namazit për festën e Bajramit të Kurbanit pati edhe në Shqipëri. Manifestimi qendror u mbajt në Tiranë ku mijëra musliman në sheshin Skënderbe kanë falur namazin e kurban Bajramit. Përpara besimtarëve kryetari I komuniteti musliman shqiptar, Bujar Spahiu bëri thirrje për më shumë dashuri dhe bashkëpunim mes njëri tjetrit.
“Kurban Bajrami na kujton përgjegjësit për të qenë të kujdesshëm ndaj të drejtës të gjithë secilit. Le të shërbejë kjo festë që të kontrollojmë ndjenjat dhe veprat e këqija si urrejtja, thashethemet dhe të ripertrijmë ndenjat e bukura të dashurisë, respektet e vllazëris, faljes dhe përkujdesjes. Kurban bajrami është dita kur ne i shohim plagët që ne i kemi shkaktuar njëri tjetrit, ti shohim të gjithë njërëzit me sytë e dashurisë” – u shpreh Kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu.
Përveç riteve fetare, dhe ndarjen e mishit tek të varfërit, besimtarët vizitojnë edhe të afërmit e tyre, fqinjtë, shoket dhe miqtë.
