Rasti “Zhvatja”, Hahn: Korrupsioni duhet të luftohet pandërprerë
Komisioneri për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Hahn.....

Komisioneri për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Hahn, përmes twiterit ka shkruar se në Maqedoninë e Veriut, lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë duhet të vazhdojë pa u ndalur.
“Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë patjetër duhet të vazhdojë pa ndërprerë. Sa I përket zbulimeve më të fundit për zhvatjen, me rëndësi është që të përcaktohet përgjegjëi ligjore dhe juridike për të gjitha veprat penale, përfshi këtu edhe ato që dalin nga materialet e përgjuara në mënyrë të paligjshme”, - ka shkruar komisari Hahn.
Hahn shton se askush nuk është mbi ligjin dhe nuk mund që të mos ketë ndëshkim.
“ Nevojitet shqyrtim i thuktë dhe i saktë nga organet kompetente për të gjitha veprat penale, nuk duhet lejuar perzierje nga faktor i tjetër, ndëra kryerësit e veprave duhet të përgjigjen para drejtësisë”, - porositi Komisari Hahn.
Ky është reagimi i pare i një zyrtari të lartë të Bashkimit Europian pas publikimit të aferës për “Zhvatje” në Maqedoninë e Veriut.
Lidhur me këtë gazetari i “La Veritës”, i cili tre ditë rrjesht publikoi materiale të xhiruara në formë të audios dhe videove, për skandalin e zhvatjes nga ana e Bojan Jovanovskit, i dyshuar në rastin “Zhvatja” dhe biznesmenit Orce Kamçev, ku u dëgjua edhe zëri i kryeprokurores special në largim Katica JAneva, në kolumnën e tij të sotme ka shkruar se pse asnjë zyrtarë i lartë i BE-së deri më tani nuk ka reaguar për këtë rast.
Kur dihet se ishte pikërit Bashkimi Europian ai i cili në vazhdimësi përpiqej që në Maqedoninë e Veriut të formohet prokurori special e cila do ta luftojë krimin dhe korrupsionin.
Gazetari i “La Veritës”, Laris Gajser ka paralajmëruar publikimin e xhirimeve të reja, por shton se fillimisht gazeta do të bëjë vlerësim nëse ekziston mundësi juridike dhe ligjore për tu bublikuar xhirime të reja. (Merita Gashi, TVM2)
