Rasti “Zhvatja”, përplaset VMRO-DPMNE dhe LSDM, faji mbetet jetim

11.08.2019 16:34

VMRO-DPMNE opozitare ka vazhduar me akuzat ndaj partisë në pushtet LSDM për rastin “Zhvatja”....

VMRO-DPMNE opozitare ka vazhduar me akuzat ndaj partisë në pushtet LSDM për rastin “Zhvatja”, duke e drejtuar gishtin tek kryeministri Zaev se ai dhe qeverisja e tij e gabuar është fajtor për   përhapjen e zhvatjes së  biznesmeneve në vend. Kërkojnë seriozitet maksimal nga institucionet hetuese për të zbardhur rastin në tërësi dhe për ti vendosur prapa grilave porositësitësit dhe ekzekutuesit  e vërtetë të rastit.

“Maqedonia është shtet i humbur, ku nga dita në ditë vendi po boshatiset  për shkak të okupimit nga kriminelët  siç është Zoran Zaev. Në Maqedoni me drejtësinë po bëhet tregti,  po krijohen aktakuza me qëllim që dikush më pas  që është me qëndrime opozitare përmes zhvajes ta paguaje shtrenjtë. Zaev dhe ekipin i tij së bashku me shërbetorët në PSP, Prokurorinë e Përgjithshme dhe në gjyqësorë,  krijojnë raste për të zhvatur biznesmenë  dhe  për të kërcenuar politikanë  me qendrime opozitare. Ditëve të fundit shohim se si në flagrancë Zoran Zaev dhe ekipi e kanë keqpërdorur aparatin shtetërorë  për të marrë miliona euro, ku më pas me siguri janë ndarë në çanta më të vogla të luksoze” – deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

I menjëherëshëm ka qenë reagimi i LSDM-së duke thënë se kryeministri Zaev në asnjë mënyrë nuk është i involuvar në asnjë rast të zhvatjes së biznesmeneve. Ata akuzojnë VMRO-DPMNE-në se ky skandal është i lidhur me opozitën e jo me pushtetin, pasi protagonistët e shfaqur në videot e fundit, sipas LSDM-së,  janë të afërt me VMRO-në.

“VMRO-DPMNE  vazhdon të punojë për rrjetet e regjimit të kaluar dhe për kriminelet  e akuzuar, duke shpresuar se do ta përmbysin shtetin e së drejtës, se nuk do të miratohet ligji i ri për PTHP-n, se nuk do të anëtarësohemi në BE, ndërsa kriminelet e vërtet do të arrijnë ti shpëtojnë duke i viktimizuar. Personat të cilët shfaqen në materialet e publikuara, janë të lidhur drejtëpërsdrejti me VMRO-DPMNE-n, si Orce Jordan Kamçev, Kiçeec, por edhe të tjerët  që janë nën hetime, gjithashtu edhe ata persona që publikojnë materialet”.

Përderisa partitë akuzohen njëra tjetra, mësohet se pushimi vjetor i shefes së prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion Vilma Ruskovska që hapi lëndën “Zhvatja”  përfundon të mërkurën, ndërsa për ditën e martë në Prokurori  për këtë rast  është thirrur për të dëshmuar prokurorja speciale Lile Stefanova. (Rexhep Qamili, TVM2)