Marrja e datës për negociata, Bilalli:95% do të ketë bisedime, 5% jo
Analisti politik Mersel Bilalli beson fuqishëm se vendi do të merr datë për fillimin e negociatave në tetor.....

Analisti politik Mersel Bilalli beson fuqishëm se vendi do të merr datë për fillimin e negociatave në tetor. Ai optimizmin e tij e bazon në konstelacionin politik, gjeopolitikën dhe raportet e deritanishme. Në të kundërtën sipas tij Unioni Evropian do të jepte një porosi të rrezikshme për gjithë rajonin.
“Të gjithë faktorët duke përfshi edhe ato që janë pesimist në kuadër të UE-së sa i përket zgjërimit të papërgjegjshëm janë të vetëdijshëm se në qoftë se maqedonisë pra nuk i japin datë për fillimin e bisedimeve çojnë një mesazh jashtzakonisht të rrezikshëm për gjithë rajonin që nënkupton bllokim i përgjithshëm i reformave, në rend të par mes Sërbisë dhe Kosovës, kështu që jam i prirë me optimizëm të madh se datë për bisedime do të ketë” – deklaroi analisti politik, Mersel Bilali.
5% me llogjikën e matematikës vendi mund të shëndrrohet në dëm kolateral nga kontraditat e brendshme të vendeve aëtare sqaron Bilalli.
“Eventualisht kontradiktat e mbrendshme siç dihet në kuadër të UE-së kemi shtete të cilat e mbrojnë opcionin e jasht parimeve dhe vlerave të UE-së dhe ato nuk janë një dy apo tre por janë diku 7,8 shtete dhe gjithëherë egziston mundësia që në kuadër të zënkave Maqedonia të jetë dëm kolateral. Jam i prirë të besoj se ndoshta 5% ka shanca në qoftë se më lejohet me llogjikën e matematikës, 5% ka shanca të mos merren bisedimet por 95% jam i bindur se bisedime do të ketë” – thotë Bilali.
Në peridhën para marrjes së datës institucionet duhet të koncentrohen në sundimin e së drejtës, pasiqë sipas Bilallit në qoftë se shtetet e UE-së të cilat kanë peshën e vendosjes ngecin në bllokada të brendshme atëherë arsyen do ta kërkojnë në ngecjen e reformave përfshi edhe në aferat e fundit të cilat ndodhën. (Naim Ramadani, TVM2)
