Sëmundja e rrezikshme ”antraks”, VMRO-DPMNE: Pushteti të merr masa preventive

11.08.2019 17:22

Nga partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE.....

Nga partia maqedonase në opozitë VMRO-DPMNE, deklarojnë se në Maqedoninë e Veriut është lajmëruar sëmundja e rrezikshme  Antraks:

Ata fajësojnë pushtetin për fshehje të të dhënave. Nga VMRO thonë se kanë të dhëna  që para dy javësh në fakultetin e Veterinarisë në Shkup është sjellur një dele e infektuar nga kjo sëmundje e rrezikshme e cila është lehtë e transmetueshme edhe tek njeriu.

Diagnoza   se delja ka qenë e infektuar nga sëmundja Antraks,  sipas VMRO-së është caktuar pasi që janë kryer të gjitha analizat, dhe  si pasojë  30 të punësuarit  nga fakulteti i Veterinarisë  menjëherë  janë transferuar në Klinikën infective në Shkup për terapi preventive kundër sëmundjes.

VMRO-ja opozitare pyet kompetentët se a i kanë ndërmarrë të gjitha  masat parandaluese për vaksinim  të populates  si dhe lokalizimin e sëmundjes tek kafshët e cila është lehtë e transmetueshme tek njerëzit.  

“Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari Zoran Atanasov, dhe ministri Trajan Dimovski,  duhet të përgjigjen nëse i kanë marrë të gjitha masat ligjore për  parandalimin  dhe përhapjen e kësaj sëmundjeje të rrezikshme infective, dhe a janë vizituar nga personat kompetent të Institutit te Shëndetit Publik, banorët e rajonit nga ku u soll kafsha e infektuar, apo presin që sëmundja të merr hov më të madh me pasoja në njerëz dhe kafshë” – u shpreh Cvetan Tripunovski nga VMRO-DPMNE.