Mungesa e ilaçeve nga lista pozitive, qytetarët: Barëra me receta , as “për ilaç”

11.08.2019 17:55

Furrnizmi me ilaçe në kohë dhe gjatë tërë muajit nga lista pozitive....

Furrnizmi  me ilaçe në kohë dhe gjatë tërë muajit nga lista pozitive ende paraqet problem për qytetarët. Ata ankohen se  ilaçe me receta nuk mund të gjejnë pas dates 6 të muajit, me çrast janë të detyruar që të njejtat ti paguajnë privat.

Qytetarët shprehen të pakënaqur edhe në lidhje me shërbimet shëndetësore.

“Barërat deri mes 5 -6 të muajit mundesh me i marrë,  pas datës 6 është problem nëse marrin masa atëherë do të bëhet më mirë”

“Insulinën nuk e kemi marrë asnjëherë privat,  ka pasur çdoherë. Ndonjëherë me vonesë sot psh. 40 gradë eshtë jashtë, e mua më kthejnë për një ditë dhe për këtë nuk jam i kënaqur”.

“Kemi pasur probleme se po i japin deri me datë  5-ti,  e më vonë nuk ka ilace me recetë ,po kam pas shumë herë se i marr recetat pastaj kur shkoj kalon i 5-ti, nuk japin ,mendoj se duhet të rregullohen gjërat”.

“Sot vetëm  më shumë po flitet sesa  po  ndërmerren masa, deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar por shpresojmë që në të ardhmen të merren masa më rigoroze në këtë aspekt në lidhje me ilaçet”.

“Deri më tani nuk kam pasur probleme”.

“Unë marr barëra për dijabet dhe deri më tani nuk kam pasur problem, duhet që cdoher   deri në fund të muajit të mundemi të furnizohemime  barëra pasiqë kemi nevojë”.

“Ndonjëherë ka, ndonjëherë shkojmë me recetë por nuk ka,  duhet  ti  paguajmë privat” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, javën që lame pas  paralajmëroi  se kuotat për ilaçet fillimisht do të ndërpriten për qytetet turistike,  dhe më pas gradualisht do të  bëhet liberalizimi i plotë  të kuotës për ilaçe në mbarë vendin.

Ai potencon se Ministria e Shëndetësisë punon në  përcaktimin e mekanizmave kontrolluese  me të cilat do të mënjanohen  keqpërdorimet me kuotat e ilaceve, per te cilat do të kete me shumë detaje nga fillimi i muajit shtator.

Fillimisht ministri tha që ilacet mund ti merr vetëm pacienti personalisht, por pas reagimeve të shumta në opinion, ministri  u korigjua dhe deklaroi që përvec pacientit, nëpër barrnatoret e vendit  ilacet mund ti marrin edhe familjaret e aferm të  të sëmurëve. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)