Emrat e rinj të rrguëve, qytetarët të ndarë rreth propozimit

11.08.2019 18:19

Deri më 18 gusht qytetatër do të mund të dërgojnë tek Qyteteti i Shkupit....

Deri më 18 gusht qytetatër do të mund të dërgojnë tek Qyteteti i Shkupit propozimet e tyre për emrat të rinj të rrugëve, bulevardeve, urave, shesheve, parqeve dhe objekteve të tjera infrastrukturore.

Të anketuar nga TVM2 qytetarët kanë mendime të ndryshme për këtë vendim të Qytetit të Shkupit.

“Është vonuar është dashur deri më tani kjo të ishte e kryer sepse figurat që kanë kontribuar për shtetin tonë harrohen. Sa I përket dokumentacionit do ti ndërrojmë, pse jo për diçka të mirë”

“Secili pushtet që vjen shpik gjëra të reja. Tani kur ti riemërojnë bulevardet e rrugët njerzit do të humben. Duhet të mbetet ashtu siç ka qenë tradicionalisht”.

“Asgjë, si do të bëhet ajo?. Kaq vite kam jetuar këtu tani do të ndryshojnë vetëm mashtrojnë popullin” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

E të ndarë rreth kësaj çështje shprehen edhe ata të cilët i frekunetojnë më shumë rrugët, taksistët.

“Po, do të ketë derisa ti mësojmë do të kemi problem”.

“Jo, unë problem nuk kam se tani ka metoda të ndryshme. E ke telefonin dhe e gjen menjëherë” – u shprehën disa nga taksistët e anketuar nga televizioni ynë.

Emrat e rinj do të jenë me tipare gjeografike, etnografike, historike, emra të presonave të shquar në fushën e historisë, shkencës dhe cultures, kurse pas propozimeve të grumbulluara për ri-emërim përfundimtar do të vendosë Këshilli i posaçëm në qytetin e Shkupit. (Zekirja Mexhiti, TVM2)