“Gazeta Express”, zgjedhjet në Kosovë më 29 shtator
Subjeketet politike të Kosovës forcën e tyre do ta masin në zgjedhjet e parakohshme....

Subjeketet politike të Kosovës forcën e tyre do ta masin në zgjedhjet e parakohshme të cilat janë caktuar që të mbahen në javën e fundit të muajit shtator, shkruan sot e përdishmja kosovare, Ekspress, duke u thirrur në burime nga kabineti i presidentit të shtetit Hashim Thaçi.
Sipas paralajmërimeve përitet që presidenti Thaci 29 shtatorin ta shpallë si datë për mbatjen e zgjedhjeve të jashtzakonshme parlamentare , pas seancës së Kuvendit të Kosovës të caktuar për më datë 22 gusht, , kur pritet votimi I vendimit për shpërbërjen e Kuvendit.
Nevoja për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme u paraqit pasi kryeministri Ramush Haradinaj deponoi dorëheqjen e tij të parevokueshme.
Njoftohet se pas mbledhjes së Kuvendit të Kosovës më 22 gusht, presidenti Hashim Thaci pritet ti ftojë në konsultime liderët e partive politike parlamentare, pas cka do të shpallë edhe datën për mbajtjen e zgjedhjeve.
Të gjitha partitë parlamentare të Kosovës sit ë pushtetit ashtu edhe të opozitës kanë rënë dakord që zgjidhje e vetme nga situate e krijuar politike janë zgjedhjet e jashtzakonshme.
Paraprakisht koalicioni qeverisës refuzoi ftesën e presidentit Thaci të emërojë mandatarin e ri për kryeministër të Kosovës.
