I nxehti afrikan do të zgjasë deri të enjten

12.08.2019 11:21

Moti përvëlues me temperatura shumë të larta në fazën portokalli....

Moti përvëlues me temperatura shumë të larta në fazën portokalli, të cilat disa ditë kanë përfshirë gjithë territorin e vendit do të mbajë deri më 14 gusht, kur temperaturat do të arrijnë deri 40, ndërsa pasdite dhe të enjten do të ketë rritje të vranësirave, të përcjella me reshje lokale të rrëmbyeshme, kur pritet edhe ulje e temperaturave, fillimisht në pjesët veriore, ndërsa nga e premtja edhe gjithkund nëpër vend, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.