Kinë, shkon në 44 numri i të vdekurve nga tajfuni
Edhe Kina numëron viktimat dhe dëmet nga tajfuni Lekima ku numri I viktimave është rritur në 44...

Stuhia ka vazhduar edhe mëngjesin e kësaj të hëne. Ministria kineze e Menaxhimit të Emergjencave tha se më shumë se një milion njerëz ishin evakuuar në provincat Zhejiang dhe Jiangsu për shkak të tajfunit.
Janë shkaktuar miliarda dollarë dëme ekonomike, infrastruktura rrugore gjithashtu ka pësuar dëme të mëdha. Janë dëmtuar më shumë se 189,000 hektarë tokë bujqësore me të mbjella dhe 36,000 shtëpi në Zhejiang.
Lekima, tajfuni i nëntë i Kinës këtë vit, pritet të aktivizohet sërish përgjatë vijës bregdetare në provincën Shandong, duke shkaktuar më shumë anulime fluturimesh dhe mbylljen e disa autostradave.
Mbi 3,200 fluturime u anuluan që nga e shtuna, 127 trena dhe të gjitha shërbimet e autobusëve në distanca të gjata u pezulluan.
