Vazhdon vala e nxehtë nga saharaja: Përvëlohet Mesdheu, temperaturat në 40 gradë
Me të nxehtin nuk po përballet vetëm vendi ynë. Anticikloni afrikano verior vazhdon të përvëlojë Mesdheun...

Me të nxehtin nuk po përballet vetëm vendi ynë. Anticikloni afrikano verior vazhdon të përvëlojë Mesdheun me temperaturat mbi 40 gradë në rajonet e Evropës Jugore.
Edhe pjesë kontinentale të Evropës po përjetojnë temperatura të larta. Sipas BBC, kushtet e motit do të jenë të pëziera këtë javë në kontinent me rrezikun e stuhive të befta ndërsa në disa zona pritet që mërkuri në termometër të ndalet në 40 gradë celcius me një tendencë rënieje vetëm pas mesjavës.
Në kohën kur Mesdheu po përvëlohet, një sistem moti i presionit të ulët po shtyhet mbi Evropë me vendet skandinave që do të regjistrojnë stuhi dhe erëra të forta.
Zvicra, Austria dhe Polonia, mund të përballen po ashtu me stuhi të befta. Evropa njohu dy valë shkatërruese të nxehti, në qershor dhe në korrik, kur temperatura rekord u shënuan dhe pati madje edhe viktima në njerëz.
