107 vjet nga çlirimi i Shkupit, nderohet Hasan Prishtina dhe luftëtarët e 1912-s

12.08.2019 14:25

107 vjet më pare, më 12 gusht 1912, forcat kryengritëse shqiptare....

107 vjet më pare, më 12 gusht 1912,  forcat kryengritëse shqiptare të udhëhequra nga mendjendrituri dhe strategu ushtarak Hasan Prishtina dhe komandantët e  dëshmuar në luftën e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi, Bajram Curri, Isa Boletini, Ali Shefqet Shkupi, Mehmet pashë Deralla, Idriz Seferi, Bajram Daklani çliruan Shkupin.

Ky përvjetor u shënua si tradicionalisht në Shkup, me përkuljen dhe kurora lulesh para para shtatores së veprimtarit Hasan Prishtina .

Familjarët e atdhetarëve të 1912, porosotën që fryma Hasniste të përcillet nga brezat e rinj.

“Kemi ardhur me një dhuratë protereti -Hasan Prishtina , në esencën e  frymës Hasaniste  që kjo frymë të përcillet në gjitha strukturat politike dhe në liderët shtetërorë politikë të shqiptarëve. Ashtu siç para 100 vjetve Hasan Prishtina diti të unifikojë të gjithë , jo vetëm frymën kombëtare por edhe në bashkjetesë dhe në zhvillim po edhe në orientim perendimor të vazhdohet edhe tash” – tha nipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina.

“Ne jemi falenderes , pasardhës të tyre që na e kanë bërë të mundur të jemi të lirë këtu në kryeqendërn e Daradansië.  Kësaj dite do i bashkangjitet një koiçidencë që edhe marrëveshja e Ohrit 13 gushti, ku me këtë marrëveshje shënojmë një ditë të madhe në Maqedoninë e Veriut e cila ditë e demokratizoi këtë shtet” – u shpreh Zv.Kryeministri për sistem politik, Sadulla Duraku.

Çlirimi I kryeqendrës  së atëhershme të vilajetit të Kosovës, është ngjarja me rëndësi të jashtëzakonshme  në historinë e kombit shqiptar, e që  përgatiti masat e gjera popullore dhe opinionin ndërkombëtar, për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane më 28 nëntor të vitit 1912. (Zekirja Mexhiti, TVM2)