Vazhdoi seanca për lëndën “Titanik”, mbrojtja kërkoi anulim, gjykata refuzoi kërkesën
Seanca gjyqësore për rastin Titanik, për parregullësitë zgjedhore...

Seanca gjyqësore për rastin Titanik, për parregullësitë zgjedhore, vazhdoi me shpalosjen e dëshmive të reja me shkrim. Para fillimit të seancës avokati mbrojtës i të akuzuarve, Petar Vasilev, kërkoi anullimin e seancës, për shkak sic u shpreh, situates së krijur aktualisht.
“Konsiderojmë se situata e krijuar aktualisht dhe të gjitha veprimet që dolën në opinion kohën e fundit janë dëshmi e mjaftueshme që kjo séance të anullohet. Ti jepet mundësa lëndës dhe drejtësisë” - ka kërkuar avokati Vasilev.
Edhe përkundër përpjekjeve të avokatit mbrojtës, , Kërkesa për anulimin e seancës për Titanikun, nuk u pranua nga ana e gjykatësit Osman Shabani.
Gykatësi në kundërpërgjigjen e tij rikujtoi mbrojtjen se për lëndën e re hetimore të cilën po e përmend mbrojtja, ekziston prokuror kompetent i cili duhet të zbardhë rastin.
Ndërsa sa i përket dorëheqjes së kryeprokurores speciale Katica Janeva, gjykatësi Shabani rikujtoi avokatin se procedura për dorëheqjen e saj ende nuk është e konstatuar, andaj seanca e sotme për Titanikun nuk do të anulohet.
“Flasim për lëndë që janë në kompetencë të prokurorisë tjetër. Çfarë do të dëshmohet dhe çfarë do të ndodhë do ta shohim. S’ka pengesa ligjore për anulim”, tha gjykatësi Shabani.
Lënda Titanik është ende në procedure të prezentimit të dëshmive, dhe udhëhiqet nga prokurorja speciale Lile Stefanova , emri i së cilës përmendet në audiot të publikuara për rastin Zhvatja në gazetën italiane La Verita.
Ajo sot vazhdoi me prezentimin e dëshmive me shkrim për këtë rast , të cilat janë rreth 5 mijë në numër. Gjithsej janë 21 persona të akuzuar për këtë lëndë, në mesin e të cilëve funksionarë të lartë të kryesisë së VMRO-DPMNE-së.
Ish kryeministri me status azilant në Budapest, Nikolla Gruevski, Mile Jankievski, Kiril Bozhinovski, Gordana Jankullovska , Ilija Dimovski , dhe Martin Protugjer.
Prokuroria Speciale të njejtit i ngarkon për kryerje të veprës penale, shoqërim kriminel, cënim të së drejtës për votim të lire, marrje ryshfeti gjatë procesit zgjedhor, shkatërrim të materialit zgjedhor si dhe për keqpëdorim të mjeteve për finacimin të fushatës.
Deri në fund të javës janë caktuar edhe dy sanca të reja për këtë rast. (Merita Gashi, TVM2)
