Antraksi, AUV: Nuk ka nevojë për senzacion, situata nën kontroll

12.08.2019 14:55

Antraksi është sëmundje që në vendin tonë ekziston me decenie....

Antraksi është sëmundje që në vendin tonë ekziston me decenie dhe nuk ka ven për panikë sqarojnë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari .

Sipas drejtorit të AUV-së, Zoran Atanasov, nuk janë regjistruar raste të reja të kafshëve të sëmura me antraks e as njerëz të infektuar.

Në vend ka 22 të ashtuquajtura distrikte ku deri tani janë dedektuar infektime të kafshëve nga antraksi, këtij numri së fundmi ju shtua edhe fshati Dragomisht i Poshtëm në Kërcovë ku ka filluar të ndërrmeren masat standard për parandalimin e përhapjes së sëmundjes e që nënkupton edhe vaksinimin e detyrueshëm të grigjave.

“Për  rastin e fundit në Dragomisht të Poshtëm, rezultatet e analizave ishin gati më 7 gusht. dolëm menjëherë në terren dhe janë marrë masat standard. Dua të potencoj se situate është brenda standardeve, nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme në këtë drejtim. Nuk duhet që kjo të kthehet në senzacion. Sëmundja është e pranishme me decenie në vendin tonë. Nuk mundemi të dalim e të publikojmë çdo rast që paraqitet. cdo ditë kemi raste të reja, e tani duhet vërtetë të dalim çdo ditë e ti lajmërojmë kur dihet që bruceloza eksiston?” – tha Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov.

Antraksi i ose plasja siç quhet në gjuhën popullore, është një nga sëmundjet më të rrezikshme që transmetohet nga kafsha tek njeriu. Sëmundja përhapet përmes sporeve dhe parandalohet përmes vaksinimit të kafshëve. 

Ndër njerëzit më të rrezikuar nga infektimi janë blektorët dhe lëkurpunuesit të cilët nëse infektohen duhet të  hospitalizohen . 

Antraksi shfaqet në rastet kur ka thatësirë të zgjatur dhe kur kafshët nga nevoja për të ngrënë, bimën e hanë deri në rrënjë. (Hamide Ibrahimi, TVM2)