BDI: Zgjedhjet e parakohëshme, opsion i mundshëm pas ftesës për NATO dhe BE

12.08.2019 15:07

Edhe BDI nuk mbështet opsionin e zgjedhjeve të parakohëshme para antarësimit të vendit në NATO...

Edhe BDI nuk mbështet opsionin e zgjedhjeve të parakohëshme para antarësimit të vendit në NATO dhe para marrjes së datës për celjen e negociatave me Bashkimin Europian. Nga  BDI vlerësojnë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje.

“Para marrjes së datës  dhe antarësimit të plotë në NATO, nuk mendojmë se zgjedhjet e parakohëshme janë zgjidhje e mirë. Por  pas kësaj, për vitin e ardhëm, janë diskutuar datat e tetorit 2020 që ne mendojmë se është më e përshtatshme si datë për zgjedhje të parakohëshme, por kjo do jetë temë diskutimi mes partive politike. Por ne mendojmë se nuk duhet të ketë zgjehjde të parakohëshme para antarësimit në NATO” , - thotë zv /kryeministri për çështje europiane Bujar Osmani.