Rasti “Zhvatja”, Pendarovski: Drejtësia joselektive, drejtësi e vërtetë

12.08.2019 15:29

Presidenti Pendarovski është i shokuar nga video incizimet rreth rastit “Zhvatja”....

Presidenti  Pendarovski është i shokuar nga video incizimet rreth rastit “Zhvatja”.  Sipas tij, këto materiale  po rrënojnë themelet e shtetit demokratik dhe po zbehin besimin e qytetarëve tek institucionet dhe politikanët.

Për presidentin është e pakuptimtë se si institucionet e drejtësisë dhe personat kompetentë për të hetuar dhe zbardhur të vërtetën,  në vend që me urgjencë të merren me rastin, vazhdojnë pushimet sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Kjo ngjall revoltë tek qytetarët pranon Pendarovski , duke potencuar se është dëshpëruese kur zhgënjehesh pikërisht nga ata që premtojnë vënien në vend të drejtësisë.

“Revolta e qytetarëve është e madhe, dhe është e arsyeshme, edhe unë si qytetar jo si kryetar jam I zhgënjyer që janë tradhëtuar bindjet e mia për drejtësi jo selektive, edhe atë pikërisht nga personat prej të cilëve  kemi pritur që më së shumti ta luftojnë krimin e  organizuar dhe korupsionin. Prandaj kërkoj nga institucionet e vendit: Shpejt dhe në themel të marrë fundi hetimi për rastet e nisura, kërkoj padi për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë rast, përfshi këtu edhe funksionarët pavarësisht nëse janë të pushtetit apo opozitës.  Institucioni President i shtetit do të bëj çmos që këto institucione t’i mbrojë nga presionet eventuale. Vetëm përmes një epilogu të drejtë mund të kthejmë besimin tek qytetarët. Nuk ka shtet të se drejtës në rast se pushteti i ndjek vetëm kriminelët e pushtetit të kaluar duke anashkaluar kriminelët e këtij pushteti” – tha presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

Presidenti thotë se rastet e tilla nuk duhet të jenë pengesë e Maqedonisë së Veriut në rrugën euro-atlantike.

ZGJEDHJET E PARAKOHËSHME, PENDAROVSKI: JO PARA NATO-S DHE REGJISTRIMIT

Ai ndërkohë  është kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare, pasi mendon se fillimisht duhet të zgjidhjen obligimet që  kanë të bëjnë me procesin integrues. 

“Kushtetuta është e qartë, kush ka 61 deputet nga 120 ai krijon dhe është Qeveri, nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje ta parakohshme prapë duhet të sigurohen 61 deputet për ta shpërbërë Parlamentin. Mendoj se minimum pa zgjedhjen e këtyre cështjeve shumë domethënëse deri në fund të vitit, nuk do të duhet të shkonim në zgjedhje të parakohshme, dhe ky është vetëm mendim I imi. Poashtu po flas nga bindja ime, nuk do të ishte mirë të shkohet në zgjedhje pa realizuar cështjen e regjistrimit të popullsisë” – tha presidenti, Pendarovski.

Pendarovski tha se është përkrahës i fuqishëm i idesë për një njësi zgjedhore, por ai nuk do të ishte iniciatorë për hapjen e kësaj çështjeje, por ky model sipas tij në një periudhë afat gjate, do të jetë shumë më efikas në demokratizimin e vendit.(Fitim Kryeziu, TVM2)