Maqedoni
Rasi “Topollki”, antikorupsioni ende mbledh informacione
12.08.2019 16:38
Pas denoncimit nga VMRO-DPMNE, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur procedure...

Pas denoncimit nga VMRO-DPMNE, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur procedure për të hetuar se në c’mënyrë vëllait të zv.kryeminsitrit Angjushev, Todor Angjushevit dhe kompanisë “Topollki”, i është ndarë tokë shtetërore për ndërtimin e një hidrocentrali.
Për momentin nuk kanë detaje për opinionin pasi që procedura nuk është përfunduar. Antikorupsioni shqyrton ndërkohë marrëveshjen për kardiokirurgji të fëmijëve, mes spitalit “Zhan Mitrev” dhe fondit shëndetësor, pas largimit nga ky spital të Vladimir Çadikovskit, kirurgut të vetëm të licencuar për kardiokrurgji të fëmijëve.
“Për shak se Cadikovski ka dhënë dorëheqje, a ka kushte për shpallje të ndërprejes së njëanshme të licencës për shkak të humbjes së kapaciteteve ekonomike teknike dhe mundësive operative që nevojiten për kryerjen e punës?! Pra si do të punojnë tani ata, sepse dëgjuam nga ministri deklaratë se edhe më tutje do të vazhdojë bashkëpunimi, si do të vazhdojë bashkëpunimi, a do të ngelet licenca sepse i vetmi kardiokirug i licencuar ka dal nga spitali?!”, u shpreh kryetarja e KSH0K-se, Biljana Ivanovska.
Antikorrupsioni ka vërtetuar dhe rastin me rektorin e Universitetit Shën Cirili dhe Metodi , Nikolla Jankullovski , i cili ka marrë dy paga të plota njëkohësisht , njërën nga klinika e kirurgjisë digjestive dhe tjetrën si rektor në universiteitn Shën Cirili dhe Metodi. Sipas antikorrupsionit, rektori në fjalë duhet të heqë dorë nga njëra pagë dhe pas kësaj, përgjegjësia për rastin ta mbajë dekani i digjestives, që i ka lejuarit të merr pagën e dytë.
“Në nenin 133 të ligjit të vjetër për arsim të lartë, caktohet se I punësuari në klinikë ka mundësi të ligjërojnë edhe në universitet sipas rregullës 70 me 30. Pra 70 përqind të kohës mund ta shfrytëzojë si rektor, ndërsa pjesën tjetër të mbetur mund ta kombinojë si profesor dhe kirurg”, theksoi anetari i komisionit Shemsi Salai.
Poashtu do të shqyrtohet rasti nëse në spitalin e Prilepit janë realizuar punësime gjatë kohës së zgjedhjeve, për të cilën ka akuzuar më herët edhe opozita.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
