Maqedoni
Temperaturat prekin majat, rritet numri i thirjeve në ndihmën e shpejtë
12.08.2019 16:49
Vendi ynë është pjesë e valës së nxehtë sahariane që ka rritur ndjeshëm temperaturat...

40 gradë e më shumë në disa vende. Faza portokalli ka bërë që kategoritë e ndjeshme të evitojnë daljet në orët e pikut e të ndalohet puna në diell e të gjitha kategorive të punëtorëve.
Por paralajmërimet e kompetenëtve për punë në ambient të hapur nuk respektohen dhe punëtorët sidomos ato të ndërtimit edhe më tej shi8hen teksa punojnë në lartësi nëpër objektet në ndërtim .
As numri I thirjeve në ndihmën e shpejtë nuk është pakësuar. Janë 150 thirrje në ndihmën e shpejtë të regjistruara vetëm në 24 orët e fundit nga personat me gjendje kolapsi, marramandjeve , si dhe të atyre me tension të lartë të gjakut. Mjekët apelojnë të mos dilet pa nevojë në diellin përvëlues
“Nëse e kanë të domosdoshme qytetarët që të dalin në këtë vapë të marrin me vete lëngje sidomos ujë dhe të bëjnë pushime psh nëpër qendrat tregëtare ku munden të freskohen”, shprehet Vesna Nedellkovska nga ndihma e shpejte.
Por qytetarët thonë se obligimet duhen kryer, pavarësisht sa lart ngrihet zhiva në termometër.
“Shumë nxehtë është”.
“Shkojmë në punë e kemi patjetër të punojmë,marr ujë me vete”.
“Vështirë me përballu, nxehtë shumë , freskohemi me ujë”
“Unë vozitem me bicikletë dhe patjetër që marr me vete edhe ujë si dhe vishem me rroba me ngjyrë të bardhë, shprehen qytetaret.
Për ujë në këto temperatura përvëluese kanë nevojë edhe prodhimet bujqësore. Agrometeorologët apelojnë për ujitje të vazhdueshme.
“Më shumë përballojnë misri dhe luledielli pasiqë janë në fazën kur kokrra është e plotë dhe kur fillon të piqet.Derisa për vreshtat kjo kohë , këto kushte janë të rëndësishme sepse në këtë periudhë në gusht formohet sythi i luleve për vitin e ardhshëm dhe ne derisa nuk kemi rreshje të shiut dhe sasi të mjaftueshme të ujit të formohen këto sythe të luleve kështu që do të ketë mungesë në njëfarë mënyre”, thekson agrometeorologu Angjellko Angjelleski.
Sipas Entit Hidrometeorologjik vendi do të jetë në fazën e portokalltë deri të mërkurën . Më pas na pret një ulje e temperaturave për pak gradë, por të mjaftueshe për të marrë frymë. Kujdes! Vazhdojnë edhe më tej të jenë në fuqi ndalesat për lëvizje nëpër male për shkak të rrezikut për shkaktim të zjarreve.
VLORA LATIFI TOPOJANI
