Franca eliminon Spanjen me shifrat 65-52
Kombetarja e Frances ka eliminuar favoritet vendas te Spanjes duke festar me rezultat 65:52 qe e kualifikon për në gjysmëfinale të kampionatit botëror në basketboll...

Loja e fortë në mbrojtje, duke mos lënë Spanjën të shënojë mëshumë se 52 pikë dhe efikasiteti i dyshes Boris Diaw dhe ThomasHuertel në sulm, ishte çelësi kryesor i fitores së tre kolorëve.
Diaw e përmbylli takimin me 15 pikë, dy më shumë se playmakeri iLaboral Kutxa, Huertel, derisa në anën tjetër Pau Gasol me 17 pikë e 8 kërcime ishte i vetmi që u mundua të bëjë diç më shumë për tashpëtuar ekipin e tij nga humbja.
Në gjysmëfinale Franca do të përballet me Serbinë, e cila siguron kualifikimin mes katër skuadrave më të mira të botës pas një triumfi sensacional ndaj përfaqësueses së Brazilit.
Në kryeqytetin spanjoll ekipi i Sasha Djordjevic zhvilloi një ndeshje të madhe duke i dhënë në pjesën e dytë një leksion të mirëfilltë basketbolli skuadrës nga Amerika e Jugut.
Serbia e përfundoi ndeshjen me rezultatin 84 me 56 në favorin e saj.