Maqedoni

18 vjet Luboteni, banorët përkujtojnë masakrën e 2001-it

12.08.2019 19:07

Kanë kaluar tashmë 18 vjet nga Masakra e Lubotenit, ku mbetën të vrarë 10 civil, në mesin e tyre edhe një fëmijë 6 vjecar...

Banorët përkujtuan 12 gushtin e 2001-it, ditën  kur forcat maqedonase të sigurisë zhvilluan operacion në fshatin Luboten.
 
Në këtë masakër u vra 10 civilë shqiptarë,Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami ,Atulla Qaili . viktima më e re ishte  6-vjeçarinErxhan Aliu. Forcat e sigurisë nuk u mjaftuan vetëm me viktimat. Në Luboten u dogjën 14 shtëpi u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë , me arsyetimin se po fshihnin dhe mbështesnin pjesëtarët e UÇK-së.  
 
“Tragjeditë tona, kanë një përgjigje, sepse më parë u tha që kjo tragjedi nuk ka përgjigje edhe sot. Por përgjigje për këtë është liria të cilën e kemi fituar, duke punuar për vatanin tone”, u shpreh zv/kryeministri Sadulla Duraku.
 
Familjarët e viktimave abkohen se askush nuk kujtohet për ta. ndohma të pakta kanë marrë vetëm në fillim e më pas thonë se I kanë harruar. Megjithatë nuk dëshirojnë të prononcohen para kamerës. Nga SHVL-UCK pranojnë se me gjthë dëshirën, nuk kanë pasur fonde të mjaftueshme për ti ndihmuar në vazhdimësi. 
 
 “Fillimisht I kemi furnizuar me të gjitha mundësit që kemi pasur, ushqime, veshmbathje, dhe me të hollat të cilat I kemi pasur nga fondi “Vendlindja Thërret” dhe fonfi “Liria”, vazhdimisht deri në vitin 2004. Nga viti 2004 janë shterur fondet e luftës”, theksoi kryetati i SHVL-UCK-se, Fazli Veliu.
 
Për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë, Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte dënoi me 12 vjet burg ish-pjesëtarin e lartë të forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski. ai u kthye në Shkup pas vetëm 8 vitesh burg  me avion qeveritar madje u prit si hero në një manifestim madhështor. ish ministri I Brendshëm Lube  Boshkovski, u lirua nga të gjitha akuzat. Banorët e  Lubotenit ende presin përgjigje se përse u urdhërua sulmi ndaj fshatit dhe përse u desh të vtiten civilët e pafajshëm. 
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU