Maqedoni

Zjarr i madh në afërsi të fshatit Çerkez të Kumanovës

12.08.2019 21:40

Zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 17:00 në afërsi të vendkalimit hekurudhor në fshatin Çerkez afër Kumanovës...

Disa ekipe zjarrfikëse nga njësia zjarrfikëse e Kumanovës janë në terren dhe po tentojnë ta lokalizojnë atë.
 
Sipas të dhënave fillestare nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza Kumanovë po digjen pragjet e binarëve hekurudhorë.
 
Tym i zi tashmë për një kohë po vërehet nga vendet më të larta në Kumanovë.