18 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit

13.08.2019 10:05

Mbushen sot 18 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit...

Mbushen sot 18 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së  Ohrit, marrëveshje kjo që u bë garanci për paqen,  dhe vendosi kornizat e bashkëjetesës ndëretnike. Marrëveshja u arrit me asistimin e bashkësisë ndërkombëtare më 13 gusht 2001, pas luftës disamujore  së vitit 2001 me qëllim që të promovonte  zhvillimin  harmonik të një shoqërie njësoj për të gjithë, me respektim të  identitetit etnik dhe interesave të të gjithë  qytetarëve .

Parimet themelore të MO-së ishin : Garantimi I sovraniteti dhe integritetit  territorial të vendit, Konfirmim I karakterit multietnik i shoqërisë , ndërtimi  i shtetit demokratik,  Zhvillim i pushtetit vendor. Nënshkruesit u  dakorduan gjithashtu  për  ndërrimin e  pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua nga presidenti i atëhershëm , Boris Trajkovski, kryeministri Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, i PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi dhe implementimi i tërësishëm i saj ishte planifikuar të përfundonte në vitin 2004. Pjesa më e madhe e kësaj Marrëveshjeje tani më është pjesë e Kushtetutës dhe ligjeve, gjë që mëton të sigurojë një shtet që reflekton realitetin multietnik dhe multikulturor.

Më shumë se 130 ligje, ndryshime dhe plotësime të ligjeve janë miratuar viteve të kaluara nga implementimi Marrëveshjes së Ohrit, prej të cilave pjesa më e madhe – 59 janë ligje për mosdiskrimimin dhe përfaqësimin e drejtë, 40 janë në sferën e identitetit, kulturës, arsimit dhe decentralizimit të pushtetit.

Për implementim të suksesshëm të marrëveshje, është formuar Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si pjesë e Qeverisë.

Ajo që është më e rëndësishme është fryma e Marrëveshjes së Ohrit, që parashikon konsensus dhe negociata për të gjitha çështjet që prekin interesin e ndonjë grupimi etnik, religjioz apo edhe politik.

Me rastin e 18-të vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, zëvendëskryeministri dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve, Sadulla Duraki sonte në orën 18:00 do të organizojë solemnitet në Klubin e deputetëve në Shkup.