Futboll
Ronaldo rrikthehet në derbin e kryeqytetit
11.09.2014 15:21
Cristiano Ronaldo do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë Real Madridit në derbin e qytetit kundër Atletico Madridit, të shtunën...

Ylli portugez duket i rikuperuar nga lëndimi.
Cristiano Ronaldo është stërvitur pa problem me pjesën tjetër të futbollistëve dhe sipas gjitha gjasave do të jetë i gatshëm për lojë në derbin e qytetit kundër Atletico Madridit.
Ylli portugez i Los Blancos së fundmi ka vuajtur nga një problem muskulor në kofshë dhe nuk ishte në gjendje t’i ndihmojë Portugalisë në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Euro 2016 kundër Shqipërisë, në humbjen 1:0.
Por, duket se ai do të rikthehet në ekipin e Realit, duke filluar nga kjo fundjavë.
