Tetovë, policia arreston dy persona, në veturën e tyre u gjet kokainë
13.08.2019 10:50
Zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës....

Zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Zherovjan të Tetovës kanë privuar nga liria 23 vjeçarin H.J. dhe 29 vjeçarin L.M. nga Tetova.
Gjatë kontrollit në makinën e tyre “Pasat”, me targa të Tetovës është gjetur dhe konfiskuar një sasi e drogës “Kokainë”.
Personat në fjalë janë ndaluar nga policia dhe janë dërguar në stacionin policorë të Tetovës ku pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të ngritët padi adekuate.
