Prokuroria publike: Politika mos të përzihet në gjyqësor

13.08.2019 12:23

Prokuroria Publike i paralajmëron politikanët që nuk do të lejojë diskreditime të prokurorëve....

Prokuroria Publike i paralajmëron politikanët që nuk do të lejojë diskreditime të prokurorëve dhe përzierje në procedurat penale. Nga prokuroria  shtojnë se nuk është koha tani që politikanët ti sulmojnë institucionet.

Deklarata e prsidentit të shtetit Stevo Pendarovski se i jep mbështetje të plotë prokurorisë  dhe se do ti  përdorë  të gjitha kompetencat ligjore për ta mbrojtur hetuesine dhe gjyqësorin nga presionet, do të ishte reale  nëse  do t’ju bënte thirrje  deputetëve të votojnë  ligjin e ri për prokurori Publike, dhe nëse do të mbështeste  përforcimin e kapaciteteve të Prokurorisë për luftë më efikase ndaj krimit dhe për  sundimin e së drejtës.

Sa i përket hetimit për astin Zhvatja,  Prokuroria publike siguron opinionin se vepron në mënyrë joselektive dhe në kohën e duhur, konform planit të përcaktuar për hetim dhe se të gjithë të përfshirët në këtë rast  do të hetohen  dhe do të përgjigjen në pajtim  me ligjin.

Prokuroria e Përgjithshme Publike  potencon  se presionet politike, dhe përzierja  në punën e hetuesisë , dëmtojnë  jo vetëm procesin hetues por dhe sigurimin e dëshmive. (Rexhep Qamili, TVM2)