Rasti “Zhvatja”, Spasovski: Nevojitet hetim i shpejtë dhe efikas

13.08.2019 14:04

Numri një i policisë Oliver Spasovski, ka kërkuar përjegjësi....

Numri një i policisë Oliver Spasovski, ka kërkuar përjegjësi dhe zbardhje të shpejtë të rastit Zhvatja. Spasovski nuk ka dyshime se lufta kundër krimit dhe korupsionit do të thotë veprim i duhur i institucioneve për ta kthyer bresimin e qytetarëve tek drejtësia.

Vetëm sundimi i shtetit të së drejtës mund të godasë krimin dhe korrupcionin, oposion tjetër nuk egziston, ka deklaruar ministri Spasoski. 

“Nevojitet hetim i shpejtë dhe efikas dhe secili që është përgjegjës dhe ka bërë vepër penale duhet të përballet para drejtësisë . Përballja me drejtësinë duhet të jetë e pranishme në çdo rast. Është fakt se duhet të kemi luftë të shpejtë  dhe efikase jo vetëm për zhvatjen por edhe për cdo rast të shfaqur, që krimi dhe korrupsioni të merr goditjen e duhur me ç’rast do të kthejmë  besimin e  qytetarëve  tek institucionet, sepse kjo është beteja e cila nuk duhet ta humbasim. Ose do të rreshtohemi të gjithë së bashku dhe do ta fitojmë betejën kundër krimit dhe korrupsionit dhe do të tregojmë se jemi të aftë për ti mundur kriminelët. Rrugëdalje tjetër për vendin nuk kemi” – tha ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.