Rasti “Zhvatja”, merret në pyetje Lile Stefanova
Thuajse pesë orë ka zgjatë dhënia e dëshmisë së prokurorës speciale, Lile Stefanova për rastin “Zhvatja”....

Thuajse pesë orë ka zgjatë dhënia e dëshmisë së prokurorës speciale, Lile Stefanova për rastin “Zhvatja” në prokurorin për krim të organizuar dhe korrupsion. Në munges të informacioneve të mjaftueshme për dëshmin e saj, ajo supozohet se është përgjigjur për lëndën e PSP-së “Perandoria” e cila udhëheq ajo, i dyshuari i të cilit në këtë lëndë më pas është zhvatur nga Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski-Kiçeec.
“Të nderuara media, jam shumë e vetëdijshme për interesimin e madh të opinionit për rastin “Zhvatja” dhe për gjitha çështjet tjera që ajo lidhet më rastin e PSP-së “Perandoria”, e cila unë e udhëheqi, ndërsa dëshmitari në rastin “Zhvatja” është i dyshuari i parë në rastin “Perandoria”. Çdo gjë që munda të ndaj me opinionin e bëra para me komunikatën e publikuar të premtën. Tani erdha këtu në cilësinë e dëshmitarit dhe rreth 5 orë kam dhënë dëshmin time dhe të gjitha njohurit që kam për rastin në fjal ia thash prokurorit komeptent. Për shkak të interesit të hetimeve tani nuk mund të jap asnjë deklaratë tjetër lidhur me ketë” – tha Prokurorja Speciale, Lile Stefanova.
PROKURORIA PUBLIKE: POLITIKA MOS TË PËRZIHET NË GJYQËSOR
Në ndërkohë për herë parë ndaj fjalimit të Presidentit Stevo Pendarovski, ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme Publike.
Ata nuk pajtohen që shefi i vendit dhe politika në përgjethsi të përzihen fare në gjyqësor dhe në hetuesinë për rastin “Zhvatja” pasi që kjo gjë, sipas tyre, dëmton procesin hetues dhe në sigurimin e dëshmive, andaj Prokuroria e Përgjitshme i sugjeron Pendarovskit që energjia e tij politike të fokusoj për të bindur deputetet të votojnë ligjin e ri të PTHP-së.
“Deklarata e Prsidentit të shtetit, Stevo Pendarovski se i jep mbështetje të plotë prokurorisë dhe se do ti përdorë të gjitha kompetencat ligjore për ta mbrojtur hetuesinë dhe gjyqësorin nga presionet, do të ishte reale nëse do t’ju bënte thirrje deputetëve të votojnë ligjin e ri për prokurori Publike, dhe nëse do të mbështeste përforcimin e kapaciteteve të Prokurorisë për luftë më efikase ndaj krimit dhe për sundimin e së drejtës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Përgjithshme Publike, duke premtuar se Prokuroria vepron në mënyrë joselektive dhe se të gjithë të involvuarit do të përgjigjen para organeve të drejtësisë.
U kundërpërgjigj Presidenti Pendarovski duke sqaruar se qëllimi I tij nuk është për të akuzuar institucionet përkatëese e që më tepër të përzihet në procedurat penale dhe të diskreditoj Prokurorin e Përgjithshme, por për ti mbështetur ato.
Lile Stefanova u thirr për të dhënë dëshmi si rezultat të përmendjes së emrit të saj nga ana e kryeprokurores speciale Katica Janeva në audio përgjimet e publikuara në gazetën Italiane “La Verita” se gjoa Stefanova është nën kontrollin e Janevës.
Nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion informojnë se brenda javës poashtu do të merret në pyetje edhe Katica Janeva. (Rexhep Qamili, TVM2)
