Futboll

Shkupi edhe me ekipin e futsallit

11.09.2014 15:23

Se ekipi futbollistik Shkupi dhe kryesia e kësaj skuadre mendojnë që ky kolektiv sportiv të vazhdon e të rritet, dëshmon edhe risija më e re që ka ndodhur në këtë shoqëri...

Duke filluar prej dje, klubi i Shkupit, në rradhët e veta ka edhe ekipin e futsallit, pasi ka arritur marëveshjen me skuadrën “Suki – Impex”, për një bashkëpunim në të ardhmen, me qëllim të vetëm, sukseset që po i arrinë ekipi kohëve të fundit, të plotësohen me arritje dhe rezultate pozitive edhe në futsall.
 
Në prezantim zyrtar të klubit, ishte I pranishëm edhe kryetari i Shkupit, Ejup Ademi, sipas të cilit, ai dhe ekipi i tij kanë arritur edhe një qëllim tjetër, të cilin e kanë patur qysh para marrjes të kompetencave të plota të skuadrës. 
 
“Ky ka qenë edhe synimi i ynë sa i përket angazhimeve me Klubin Futbollistik Shkupi, pas angazhimit tonë në FC Shkupi, pastaj morëm dhe shkollën e futbollit, ne kemi përmbyll këtë angazhim me themelimin edhe të ekipit të futsallit, të cilët fillimisht do të garojnë në Ligën e Dytë, njëjtë si FC Shkupi. Gjithsesi synimet tona gjithmonë janë të larta, ne mendojmë se ekipi ka kualitet dhe do të arrijë që sezonin e ardhshëm të garojë në Ligën e Parë dhe të jetë në mesin e elitës së futbollit në fustall”, është shprehur Ejup Ademi.
 
Dy prej futbollistëve nga të cilët pritet më së shumti ti ndihmojnë ekipit në të ardhmen, janë Skender Kovaçi dhe Zoran Miserdovski dhe që të dy përshëndetën këtë inicijativë.  
 
“Pa dyshim se ne si klub kërkojmë të futemi sa më shpejt në Ligën e Parë, kemi kualitet dhe ekip që vite me radhë luajmë bashkë, edhe pse kemi luajtur vetëm nëpër turne të ndryshëm, por deri më tani si ekipi “Suki-Impex -9” dhe besoj se do ta realizojmë planin tonë dhe të kryesisë”, ka thënë Skender Kovaçi.
 
“Ka gati tri vite që luajë me këtë ekip, tani më jemi skuadër më e organizuar dhe me Zotin para shpresojmë të arrijmë sukses, pasi që sivjet e fillojmë nga Liga e Dytë, por besoj se shpejt do jemi në mesin e më të mirëve”, deklaroi Miserdovski.
 
Ndryshe, ekipi I futsallit Shkupi, garimin do ta nis në ligën e dytë, me synimin e vetëm që sa është e mundur më shpejtë të ngjitet në shoqërinë elitare dhe të arrijë të ndal dominimin shumëvjeçar të skuadrës së Zhelezarecit.
 
MUSTAFA ADEMI