Maqedoni

Problemi me platformat në Matkë, Bexheti: Presion politik, refuzova të ndikoj në KGJ

13.08.2019 15:38

Kreu i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti akuzon se gjatë periudhës së kaluar ndaj tij po bëhet presion I shtuar politik...

Sipas tij, ky presion vjen pasi ka refuzuar kërkesën e kryeministrit Zaev për të ndikuar tek disa anëtarë të Këshillit Gjyqësor për të ndërruar një nga kryetarët e gjykatave.
 
E pas refuzimit,  thotë se erdhi deri tek ngritja e procedurës nga Antikorrupsioni. Bexheti paralajmëron padi penale ndaj kryetares dhe anëtarëve të caktuar të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.
 
Por ai deri më sot nuk ka paraqitur në asnjë organ përgjegjës për presionet që thotë se i janë bërë nga kryeministri.
 
Madje nuk e ka informuar as kreun e BDI-së e as kryesinë e partisë. Sqaroi se ka qenë me pushime jashtë vendit e tani që është kthyer, këtë cështje do ta ngre në parti dhe se është i hapur të përgjigjet në të gjitha institucionet kompetente. 
 
“Më 17.07 Kryeministri Zoran Zaev më ka thirrur në telefon , paraprakisht më informoi një anëtar i kabinetit qeveritar se do të më kontaktojë, unë thash që mundet të më kontakton,  që unë të ndikoj tek disa anëtarë të Këshillit Gjyqësor Republikan,  se si të votojnë për një pikë të rendit të ditës, sipas vlerësimit të tij, unë do të mundesha të ndikoj. Unë them publikisht se nuk mund të ndikoj dhe pas një bisede pak më të gjatë që patëm, vërejta një insistim të cuiditshëm . Dhe pas jo më shumë se dy javë ky komision në procedurë jo të rregullt, duke punuar lëndën, duke u habitur edhe vet antëtarët e komisionit se si kush e ka punuar lëndën, votohet ashtu sic votohet.  Këto janë ato dyshimet e mia të bazuara dhe jam thellë i bindur për ndërlidhshmërinë me njëra tjetrën. Fatkeqësisht organet shtetërore po vihen në dispozicion të politikës ditore dhe të presionit ditor”, u shpreh kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti. 
 
Bexheti potencon ndërkohë se vetë kryeministri i është lajmëruar dhe kërkoi prej tij t’i prishë dokumentet për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje në Matkë.
 
Sqaron se më pas nga kreu i Shkupit, Petre Shilegov, i është kërkuar të prishë vetëm njërën prej platformave por të mos ndërmarrë asnjë veprim ndaj dy të tjerave.
 
“U zhvillua lënda në Minstrinë e Transportit. Pasi u inicua në mënyrë të paligjshme, Qyteti i Shkupit doli dhe alarmoi,  për mendimin tim ne menyrë të rrejshme opinionin,  pasi që nuk pranova kërkesën e tyre që vetëm një objekt të rrënohet dhe të vazhdohet normailteti të funkcionojë.  Unë isha i vetmi që edhe para organeve kam kontastuar dhe kam informuar opinionin që tre të tilla janë në mënyre të paligjshme”, theksoi Bexheti.
 
Bexheti thotë se cdo qeveri ka synuar të marë kompetencat e  komunës ndaj Matkës,  por paralajmëroi se nëse ekzekutivi ndërrmer një veprim të tillë, ai do të shpallë referendum që për këtë cështje të vendosin vetë banorët.
 
Sqaron se cështja për platformat është ende në gjyq dhe se Saraji ka probleme më të rëndësishme për tu zgjidhur sesa heqja e disa dërrasave.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI