Maqedoni
Rasti “zhvatja”, Gajser: Do të vazhdoj me publikimin e informacioneve; ASh: Është goditur shpresa e qytetarëve; VMRO-DPMNE: Rusksoska duhet të mbajë përgjegjësi për mos veprim
13.08.2019 16:10
Publikuesi i video materialeve Laris Gajser I cili pritet që ditëve të ardhëshme të vazhdojë me publikimine audiopërgjime të reja për Zhvatjen...

Publikuesi i video materialeve Laris Gajser I cili pritet që ditëve të ardhëshme të vazhdojë me publikimine audiopërgjime të reja për Zhvatjen, komentet e tij vendosi ti jep përmes radio valëve.
Duke paralajmëruar për ndryshime në skenën politike në vend, Gajser shton se me video inçizimet e publikuara ka zbuluar sistemin e korruptuar politik dhe gjyqësor në RMV, ndërkohë shton se karriera politike e kryeministrit Zaev ka filluar të zbehet.
“Ende jam duke mbledhur të dhënat për faktet determinuese që mund të dërgojnë në pjesën e fundit të mozaikut të nevojshëm për të provuar se si një sistem i tërë është nën kontroll politik. Për disa ditë do të kem nevojë të thellojë këto hetime para se gjithash të mbrojë sigurinë e personave që më ndihmojnë në Maqedoni”, u shpreh gazetari i gazetës “La Verita”, Laris Gajser.
Rasti Zhvatja, po ngjall reagime të vazhdueshme. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se rasti “Zhvatja” ka goditur në masë të madhe shpresën e qytetarëve për një drejtësi të pavarur ndërsa ka futur në krizë politike shtetin.
Zgjidhja e kësaj krize do të bëhet e mundur me uljen në një tryzë të përbashkët të gjithë faktorëve politik, thonë nga ASH.
“Rasti I fundit ka goditur në masë të madhe shpresën e qytetarëve për një sistem drejtësie kompetent, professional dhe një sistem drejtësie I cili do ti parapqarij veprimeve jo ligjore dhe do të jetë konform premtieve që kanë bërë politkanët dhe konform synimeve të shtetit të shtoj vlerat euroatalantike. Ne si Aleancë propozojmë që me ndërmejtësmin e Bashkësisë ndërkombëtare të oranziohet tryeza e liderëve relavant politik të pozitës dhe opozitës në formatin e Përzhinos dhe më tej të diskutohen çështjet kryesore politike që janë në Maqedoninë e Veriut”, theksoi nënkryetari i ASH-së, Elmi Aziri.
VMRO-DPMNE kërkon paraburgim për Katica jAneven, ndërsa vazhdoi akuzat ndaj Prokurorisë së Përgjithsme për mos veprim ndaj të involvuarave në këtë rast.
Nga VMRO theksojnë se propozimi I tyre për ligjin per PTHP-në është në linjë të njejtë me rekomandimet e BE për drejtësi jo selective.
“Miku I Zoran Zaevit, Boki 13 e ka ditur cili gjykatës është kujdestar, kush nuk do të paraqitet dhe kush do të vij në vend të tij, dhe çfarë është më e rëndësishmja e ka ditur se çfarë vendimshesh do të të sjellen nga ana e gjykatave. Po bëhen një muaj tashmë dhe Prokuroria publike hesht. Në vend që ti ndjek porositësit e rastit Zhvatja, prokuroria në pushimë. Ruskoska me mos veprim dhe me mosparaburgim të Janevës I mundëson asaj të zhduk fakte dhe të ndikojë në dëshmitarët. Ruskoska patjetër duhet të mbajë përgjejgësi për lëshimet dhe hapësirën që i jep Janevës por edhe të tjerëve të involuvuar në këtë rast për të ndikuar në dëshimtarët dhe për të zhdukur fakte”, u shpreh deputeti i VMRO DPMNE-së, Igor Janushev.
Me kërkesë të prokurorisë Publike, Gjykata pas shqyrtimit të fakteve, ka vendosur që që të dyshuarve në rastin “Reket”, Bojan Stojanovski- Boki 13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec tu vazhdohet paraburgimi edhe për 30 ditë.
ZEKIRIJA MEXHITI
