Maqedoni
OJQ-të dhe BFI me aktivitete humanitare, fillon shpërndarja e mishit të kurbanit
13.08.2019 16:54
Filoi shpërndarja e mishit të kurbanit në Bashkësinë Fetarë Islame për të gjithë familjet e varfëra...

Shaban Sulejmani,përfaqësues i këtij institucioni tha se donacionet më të mëdha kanë ardhur nga shqiptarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në diasporë.
Ai shtoi, se do të furnizohen më ndihma të gjitha familjet nevojtare në të gjithë tërritorin e vendit.
“Asnjë që e ndjen veten skamnorë dhe që është I gatshëm të praojë, mirësinë tonë, solidaritetin tonë, humanizmin tonë,jemi të gatshëm cdo shtëpi të skamënorëve, të gjithë ata ti mbulojmë në tërë territorin e vendit”, u shpreh dekani i FSHI-se, Shaban Sulejmani.
Sulejmani ju bëri thirrje të gjitha organizatave humanitare që të unifikohen në aktivitetet e tyre sepse vetëm në këtë mënyrë suksesi është I garantuar
“Ne participojmë në këtë aktivitet nëntë vite ma rradhe dhe mishin që e sigurojmë e shpërndajmë të antarët tanë të cilët janë persona me nevoja të vecanta, I kemi rreth 300 familje nevojtare”, theksoi shoqata e invalidëve “Shpresa”, Blerim Rexhpi.
“Prej kur kanë ardhe kosovarët në Maqedoni, jemi duke ndihmu grave, fëmijëve dhe të gjithëve pa dallim etnitetit, për të gjitha grate”, u shpreh shoqata e grave “Derja” Suzana Musliu.
“Ne si shoqate kemi mbi 210 familje në listë.Fillojmë shpërndarjen e mishit, në secilën shtëpi të antarve që I kemi në listë”, theksoi përfaqësuesi i shoqatës “Burimi”, Rexhep Ajdini.
Aktiviteti për shpërndarjen e mishin do të vazhdojë edhe ditëve në vijim nëpër qytetet tjera të vendit, si në Veles, Tetovë, Kërcovë etj.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
